As njerēz, as fletēt ndẽr dega,
As gurēt siç ishin s’i gjej.
As zērat, as gjurmēt as dherat,
As ujērat pērroit pērtej.
As varret ku shtriqur fle vdekja,
As retē e lashta nē qiej.
As xanēn me lule tē verdha
As shkēmbin qē ngrohej me diej.
As frymēn aromash tē gjelbra
As mallin qē gjoksit zbērthej.
As llozin e moçēm te dera
As erēn qē ngutej t’a brejē.
Veç ikjen nē ikje e ndjeva,
Si kēngē e qyqes sē shkretē.
Kur kapej pēr strehēsh me kthetra
Vendlindjes qē rrekej pēr jetē.
MONOPATI DEGËGJELBËR
Shíra, dhéra, qiej të vjetër
Bashkë me mua shkojnë e vijnë
Monopatit degëgjelbër,
Ku lashë fshehur djalërinë.
Bie shpesh dhe ajo mjegull
Nē rrēpirē me fēshfērima.
Bëj ta shkul, ta marr nēn sqetull
Një zabel me cicërima.
Yjet lart që s’patën vdekje
Si t’i zbres, t’i hedh mbi sup?
Kur prej mallit të kem etje,
Një nga një t’i pi në kupë?
Shíra, dhéra, shkojnë e vijnë
Mot më mot e unë m’i vjetër.
Si s’e gjeta djalërinë,
Monopatit degëgjelbër?!