Suplementi Pena Shqiptare/ At Gjergj Fishta: Lamtumirë vendet e mia

58
Sigal

Lamtumirë vëndet e mija,

që po m’zhdukeni dalngadalë.

Gjëmon Deti ushton duhija

lëkundet varka valë mbi valë.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue

andej fill un tash do t’veta

Lamtumir atdhe i bekue,

lamtumirë për sa të jetë jeta!

Neser nadja kur mbi ne,

rrezja e diellit ka me ra…

Kush e di sa Ujë e Dhe,

Mue prej teje ka me më nda?

Po ni pvetsha retë minore?

Po në i pvetsha zogjt e detit?

Veç për ty moj tokë arbnore,

s’ka me më fol kush ma mue t’shkretit.

Kam me shkel në të tjera zalle;

në të tjera brigje e të tjera Dete.

Kam me ndije të tjera gjuhë

në të tjera vënde e të tjera qytete…

Ka me prit pra, motër zeza

me i pru nanës në shpi ndonjë re!

Po, kushedi, i vllau atëhera,

ku asht kah kalbet për nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja

o ju bjeshkët e shqiptarisë,

Ku ndër ju s’dijmë, çka asht tuta!

Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumirë ju mriza e stane!

Lamtumirë ju “shkurre e mreta”!

Lamtumirë ju o armt e t’parve,

lamtumirë për sa t’jetë jeta.

Vendin tem s’kam me e pa,

Ku kam le e jam burrnue:

Sytë e mi kan me kja.

Pa u gjet kush me i ngushllue