Telegraf.al / Rrallë herë shkoj e takoj,
Aty ku ishte pak e shikoj,
Më thoshte të vija kur nuk ish,
Me mua lozte si një fëmijë!
Rrallë herë ndodhte ta prekja,
Mbështjellë supet fërkonte heshtja,
Me bishtin e syrit mundohej të thoshte,
Edhe këtë herë të tjerat s’do ndodhte!
Dhe unë i gjori nga pas i vija
Sa herë nën buzë i pëshpërija,
Ku je, ku ishe, ku shkoi dashuria,
Më morri malli për vëndin ku rrija!
Tashmë nuk shkoj ta takoj,
Aty ku ishte më nuk e shikoj
S’më thoshte të vija se nuk ishte më
Ç’u bëra ç’u bë vallë kush di gjë?!
E dashura me fjongon e kuqe
Aty kishte shkuar dhe më priste
Kish vrapuar aq shumë
Sa gjunjët i kish copëtuar
Kalldrëmi ja kish kafshuar!
Ca gurë me majucë kishin këputur
Sandalen e bukur me ngjyrat si flutur
Dhe njërën këmbë e kish mbështetur
E tjetrën lëkundte duke kredhur!
Fustani me dekolte e perfeksiononte
Fjongoja e kuqe majë flokëve qëndronte
Kaçurrelat e verdhë lodronin
Me fjongon e kuqe dashuronin!
Dhe ja pritjes i ardh fundi
I dashuri i saj në gushë e puthi
Buzët e kuqe fort ja kafshoi
Dhe gjunjët me delikatesë ja ledhatoi!
E morri në krahë vrapuar nxituar
Aty pak më lart një gëmushë me përua
E shtriu e lagu me ujë të bekuar
Fjongon e kuqe zgjidhi nxituar!
” Të thashë se do vija sërish Selanik”
Vitet më të bukura kalova
Shpirtin tim tek ty qëndrova
Me Aristotelin dashurova
Aleksandrit të Madh i premtova!
Sa herë në Selanik shkoj
Në Lefko Pirgo kujtimet zgjoj
Kastrat dhe Kalamarian trazoj
Aty në Vardhari stacionin kërkoj!
Paralia të quajnë se je magjike
Të dashuruarit anës teje shopiten
Të ulur rreth detit buzë në buzë
Ahhh Selanik të kisha dhe të kam muzë!