Me fjalë më vrave,
me dorë nuk guxove,
gojën e çapite,
zemrën ma coptove!
I the ato të shkreta,
si plumb m’i lëshove,
gotën rrokullise,
përtokë copra më shkërmoqe!
Po ç’pate mor i shtrenjtë,
si të ardhi vallë?
Nga e mira ike,
në mos gjeç kararë!
Si të mos mjaftonte,
atë ditë të vranët,
mua më lëshove,
lumenj lotësh më ranë!
Aty pas në dera,
xhaketa e kadifenjtë,
rrëmbeve, rënkove
dhe u bëre erë!
Po çpate mor i shtrenjtë,
ku është zemra vallë,
mos matanë fshatit,
apo këtu vërdallë?!
Lotët pikuan për ditë me radhë,
një nga të shumtat m’u shfaq përballë,
aty pas në dera xhaketa e kadifenjtë,
qëndrove, rënkove…..
Xhan, shpirt dhe jetë!