Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo Kallco: “Zemër e lënduar”

Grua moj grua

ç’farë ndodhi më thuaj?

Sigal

ishe mir’ e bukur

të nesërmen e zhdukur!

 

Grua moj grua

ç’farë donte ai far’ shuar?

të puthte të qeshte

nga pas thikën të ngjeshte!

 

Qan bija për nënën

qan nëna për evlat’

ma vrau ma preu

krahët mi mbërtheu!

 

E shkreta grua

një trup dy shpirt bashkuar

një djall i sapo lëshuar

orvatet mbi nënën që zoti kish bekuar!

 

Grua e shkreta grua….

 

 

 

“Për njerëzit e drejtë”

 

Më merr malli për zemra të pastra,

që flasin me sy e jo me fjalë,

për njerëzit që nuk mbajnë maska,

por dritë në shpirt, në çdo hap, në çdo valë.

 

Më merr malli për shpirtra të mirë,

që s’kërkojnë asgjë, veç të kuptuar,

që falin heshtur, pa pritur lavdi,

si dielli që ngroh edhe të harruarit.

 

Më merr malli… për të drejtët e rrallë,

për ata që nuk ndryshojnë nga koha,

janë si yje që ndriçojnë në errësirë

të kujtojnë se bota s’mbaron pa u rrotulluar!