Hapat e tu vizatova ngado,
Përpara vetes, në të gjitha udhët e mia,
Si të isha diell, buzëqeshjen derdha
Të ngrohesh dheu nën to, ngrica…
Vullneti më mban në këmbë çdo ditë,
Por dashuria, dashuria më jep krahë,
S’i ndjej plagët nën gjunjët e arnuar,
Ti je magjia nga honi për t’u ngritur…
Rreth zemrës
Tërheq butësisht fillin e mendimeve të tua
Dhe e mbështjell rreth zemrës,
Duke të lënë ende të lirë
Si një balonë mes qiellit…
Mos ki frikë dashuri,
Ajo e di si t’ia masë pulsin erës,
Sa ta lëshojë e sa ta tendosë fillin,
E kur do t’ia mbërrijnë pikat e shiut…
Fluturo dashuri, fluturo!
Mbështjellur të kam rreth zemrës…






















