Sot, binte shi i ngrohtë.
Puthte ajrin,
dridhej,
pikonte,
këmbëve të mia.
Mbështillej
Kërcenin balerina piklash me fustan të ujtë.
Kërceja dhe unë nën çadër e lumtur.
Pemët vështronin qerpiklagura,
Këmishëngjitur puthitur lëkurës së tyre…
Një uverturë e bukur.
Ngrihej butë butë qiellit të lagësht,
Shoqëruar nga buzëqeshja ime,
nga dashuria ime e zëshme,
E çiltër për Ty.
Ti ishe aty:
në pritje të ëndrrës së ylbertë .
I bukur !






















