DRASHOVICË, MOJ!
Albert HABAZAJ
Ja harku i fitimtarëve
në portë të Lumit të Vlorës!
Në ballin e çlirimtarëve
ndrijnë dafinat e Kurorës.
Luftë e ashpër, ballë për ballë
saqë tundi dy vargmale.
Tundi dy detet me valë
trimat në sulm – si në valle.
Dy kohë, dy epope,
Dy perandori të rënda.
Nuk u zunë këmbët dhe
Kë kish’ bërë drerë nëna.
Dy kohë, dy epope
Drashovica – një përherë.
Për këtë gur e për Atdhe
me dorë rrufetë i ka prerë.
Shtatori dyzet e tre
në krah të verës Njëzetë.
Dy zjarre ndezur për ne
Bëjnë dritë lirie përjetë.
Na ngrohin e hapin krahët
nga Harku yt, Drashovicë.
Çakejt s’t’i lëndojnë dot plagët
nga yjet kanë frikë stuhitë.
Te Monumenti me Lule,
te ball’ i bardhë i Lavdisë,
Shqiponjat me këngë ulen
Kurorë t’i vënë Lirisë.






















