Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Ai…

14
Sigal

Ai të donte,

si nuk kish dashur kurrë më parë!

Ai të donte,

si nuk ka dashur kurrë në jetë!

Ai ka jetuar me ëndrrën tënde,

me ëndrrën, që s‘u bë kurrë realitet,

dhe shpresën

për të të pasur në krahët e tij

nuk e la të shuhej kurrë.

Dhe tundimeve

përtej forcës njerëzore

i qëndroi si asnjë burrë.

Ai të ka dashur, e dashur

dhe akoma të do!

(tashmë nuk është sekret)

Besomë e dashur, besomë

si nuk ke besuar ndoshta kurrë,

dhe mësoje: Ai, jam unë vet.

 

Kur vij drejt teje…

Në fund të çdo rruge të mendoj Ty,

dhe ndjehem më i lehtë se vet veriu.

Në fund të çdo shprese Ti përsëri

si retë shkarkohemi me pikëza shiu.

Por kur kthehem rëndoj si një mal

dhe këmbët si ndjej i tërheq zvarr!

Bëj një hap e rilind i zjarrti mall,

teksa lotët e reve ende s’janë tharë!

Drejt çdo vështirësie të mendoj ty;

Ndjehem i lehtë e plot dritë në sy.