-Muzë djaloshare-
Kur më the, “u lotova”,
përpara fotografisë,
dhe unë plot lot të dërgova,
qysh në kohë të djalërisë.
Herët ty të këndova,
dashurisë së paprovuar!
Besoj në jetë e shijova,
nëpër vargje e kam shkruar!
Mirëmëngjez shpirtka ime,
si e bëre gjumin sot?
Ti flije në zemrën time,
unë në gjirin tënd të ngrohtë.
Mal me këngë, kam shkruar,
nëpër ara i kam mbjellë,
në shpirt i kam arkivuar,
për të tjerët i përcjellë…
Petalet e trëndafilit,
i kam bërë vello për ty,
dhe me pendët e bilbilit,
një jastëk, ku flem të dy!…





















