Shkolla e mesme hapi dyert e saj të dijes. Në të vërshuan mjaft bijë e bija të atyre anëve, nga 7-8 fshatrat për rreth, me etjen e kohës për dije e dituri. Të parët që patën shansin të çelnin dyert e asaj shkolle, ishin studentë edhe mjaft drejtues të ish kooperativës, por edhe nëpunës të administratës së shtetit, që ishin me shërbime të ndryshme të asaj krahine. Shumica ishin të rinj e të reja, energjik, madje dhe me endërra të reja për dije, dashuri e vlera… Edhe Lizeta ishte ndër vajzat që drejtonte aso kohe ndër sektorët e dalluara të ekonomisë së kohës, ishte dhe zoçka më lozonjare e klasës… Në shpirtin e saj gëlonte dashuria e të resë, ëndërrat e bukura për të shijur jetën, për të prekur lumturinë e endërruar. Ishte një vajzë gjysëm esmere me flokë të lëshuara, vishej me shije, e qeshur, me llërët e lakuriqësuara, që tërhiqte paksa “dylbitë” e ziliqareve, dhe energjike në organizimin e drejtimin e punëve të ditës. Kaloi viti i parë dhe syt e Aldos kishin shigjetuar në shpirtin e njomëzakes, nën fustanin e saj, cicat e bëshme, i digjnin shpesh “llampat” e syve. U afruan shumë me Lizetën edhe për shkak të pozicionimeve në forumet rinore dhe në veprimtaritë shoqërore që zhvilloheshin, ku ishte dhe prania e të dyve. Në mënyrë të dukshme, i ishte bërë krah edhe shtysë në publikimin e rezultateve të saj në faqet e shtypi të kohës edhe për shkak të mjegullimit nga një dashuri e saponisur dhe përfunduar gati në dramë. Shpirtërat ndiheshin pranë, njeri-tjetrit dhe po e kërkonin njeri-tjetrin. Mbërëmjeve iknin bashkë me Lizetën, prapa shokëve, nën vezullimin e yjeve, vezullonte, pra çukiste në shpirtin e njomëzakëve, respekti i suportuar në dashurinë për Aldon. Deri diku rrugën e përshkonin bashkë. Nga fshati i saj, ishte e vetmja vajzë që vazhdonte shkollën e mesme me 4-5 djem të tjerë, iknin përpara, ndërsa të dy mbeteshin për çdo mbrëmje shumë prapa tyre. Aty ku ndaheshin rrugët, djemtë e prisnin sa të shikonin “çiftin”, për të shoqëruar Lizetën për në shtëpinë e saj. Të gjithë në klasë kuptuan në afrimitetin e tyre, dhe pëshpëritjen e fjalëve të ëmbëla, çukitjen e dashurisë! Të dy dashuroheshin përditë e më shumë, pulsonin zemrat për njeri-tjetrin. Pritej një ditë, do të “pëllciste” lajmi, të prisnin nga një karamele të paktën për t’i uruar edhe shokët e shoqet e klasës. Por, edhe në klasë ishin shumë pranë njeri-tjetrit. Ajo ishte një bankë përpara Aldos dhe shpesh kthente kokën prapa e i drejtohej me faqet e saj të prushëruar për diçka. Buzët e saj të lëmuara dhe të viskozikuara i ndiznin më shumë dashurinë për lozonjaren e klasës. Ishte vajzë, çapkëne, e hedhur dhe etur për dije, me pasion dhe këmbëngulje, me një histori të beftë dashurie, e cila u shua qysh në shkëndëjimin e parë. Për këtë, ajo ndoshta ishte më e “etura” për të gjetur njeriun; që t’i gjente shpirtin, pas asaj venitje të dashurisë, kur njomëzakja u viktimizua nga paguximi i kohës, i ndërsjelltë, por edhe nga thashethemet me doza të rënduara të ambientit rrethues. E deshi me gjithë shpirt, i kishte shpërthyre dashuria në çdo qelizë të trupit. Këtë shpërthim e shihnin, e dallonin lehtësisht gjithë shokët e shoqet e klasës, dhe e thoshin nën zë, nga shoqërimi që bënin njeri-tjetrit. Aldua ish nëpunës i administratës së shtetit dhe i njohur në ambientet publike të kohës. Do të shtynin, plotësonin njeri tjetrin në jetë. Ajo vajzë me zell dhe pasion, për jetën vizionare, ndodhej nën trysninë prindërore të (tej) justifikuar. Si për “koiçidencë”, tek njerëzit e shtëpisë së Aldos kishte trokitur, djali i hallës Riniu, për të ndërmjetësuar, për t’u fejuar me Lizetën. Pas gjithë kësaj kohe nën “procesin e studimit”, duke mundur të hynin sadopak në botën e njeri tjetrit, por ende pa ja “dhënë bamb”, copë: “Të DUA”. Pas “fazës së studimit”, pothuajse kish mbërrijtur në vendimin përfundimtar, për t’ja shprehur hapur Lizetës dashurinë, ndoshta e kishte marrë “OK”-un, siç i thonë fjalës, erdhi momenti ku mendoi t’i shprehte dashurinë, pa i’a “privuar” këtë të drejtë asaj. Në qytet do të zhvillohej një aktivitet, rinor. Edhe Lizeta do të shkonte atje. Rakorduan shkuarjen në qytet të dy me Aldon. Edhe shoqja më e afërtë e bankës e mori vesh inkursionin e tyre, madje dhe gjithë ata që prisnin shpërthimin e dashurisë të dukshme, muarën vesh se të dy do të shkonin në qytet dhe… Në orën 19, është fiksuar fortë, e len për t’u takuar në kafe- restorant ushtaraku të qytetit bregdetar. Aldua zgjodhi tavolinën katrore, të hapur paksa karriken për t’u ulur, Lizeta ngjitur, jo përballë, me qëllim të preknin gjugjët nën tavolinë, të ndizej paksa gjaku… Për çudinë e asaj mbrëmjeje dhe të gjithë asaj enigme, ajo erdhi në orën e caktuar, por e shoqëruar me një aktivist të njohur si aventurier, sa dhe me të meta psiqike, deri atë kohë dhe përfundoi në rrugën e psiqkiatrisë. Teksa e sheh ardhjen e saj, të shoqëruar prej tij, një rrymë akulli i përshkoi gjithë trupin. U ulën dhe ata të dy në tavolinë, dhe ajo nuk mundi të ulej ku i kish bërë gati karriken, por ndenji përballë tij. Një ndjenjë ankthi për momentin e mbuloi të tërin dhe priste çdo të ndodhte. Kish vendosur t’i shpallte dashurinë. Kjo ishte përzgjedhja e tij, ku nuk e pa të natyrshme t’ja thosh me zë, ndërsa me shpirt po, nëpër rrugët e mbrëmjet, të fshatit, a në shkollë, edhe për fazën e studimit, por në një ambient më kualitativ, pra edhe ajo të kuptonte. Zemëra ndjeu një krisje të madhe që dhëmb edhe në ditët e sotme, i dhëmb edhe Lizetës më shumë. Ka qënë mbrëmja e gotës së helmit: Bëja të harroja rrëfen Aldo por… Ajo ndenji rreth 15-20 minuta sa pinë nga një freskuese, aranxhatë, dhe u larguan të dy… Ishin vitet djaloshare, i përpinin në rrjedhën e vet. Jeta edhe për Lizetën ka qënë mësimdhënësja më e besueshme! Mbrëmjen tjetër në shkollë, të gjithë prisnin kthimin e tyre nga qyteti, me lajmin e shumëpritur, por dhe ata u zhgënjyen… Dukej se kishin humbur edhe atë lidhje, komunikim, dashuri që kishim ndërtuar! U kthyen nga qyteti, duke kthyer nga një gotë me lotë! Nuk komunikuan më! Çfarë kishte ndodhu? Të gjithë kuptuan diçka, po nuk muarën vesh arsyen e akullnimit mes dy të zjarrtëve…Dy të dashuruarit, por të papëruruarit shihnin me rrudhje të buzëve… Asnjeri nuk hodhi hapin përpara për të zbutur këtë situatë dhe pse ajo erdhi e “blinduar” dhe iku me njeriun e “shkarë” në takim, e lënë. Nuk mund të gjykonin me mëndjen e sotme, momentin e veprimet e asaj moshe! Të ftohëtit kallkan zëvëndësoi zjarrin e shpërthyer, në shpirtrat e dy të rinjve! Diçka kurdisej nga pas shpine, edhe nga shpirtligësitë dhe duarfëlliqurit, objekt të jetë bërë edhe dashuria e tyre, nga grupacionet e rivalizuara, që zhvilloheshin mes grupimeve, madje duke viktimizuar më të shënjtën në jetën e dy të rinjve, Ëngjëj! Kaluan disa kohë dhe Lizeta u fejua pa dëshirën e saj, me imponimin e prindërve në një zonë që nuk ishte preferente, nga vajzat e asaj treve! Ajo që guxoi, rihumbi guximin! Ju rivranë ëndërrat, dashuria! E mbuloi zymtësia dhe heshtja! “Fejesa i dhimbte, më dhimbte dhe plaga e saj”,- shënon Aldua në shënimet e veta. Asnjë karamele nuk mundi të sillte në klasë, të priste urimin: “Të trashëgohesh”! Ndihej e topitur. I kishte ikur çerrja zoçës, çapkëne të Shullërit, që hante majën e gjerit. I ranë pëndët, apo i’a vranë krahët? Drenushja një natë u kthye brirëthyer nga pylli i ëndrrave të mëdha! Secili përballonte dhëmbjen e vet dhe të ndërsjelltë! ** *

Vitet bënë tutje, në shtratin e tyre mbajnë e përcjellin data, histori, ngjarje e dhimbje, suksese dhe lot. Jemi pjesë e një realiteti, kur bashkëjetojnë e bashkëudhëtojnë, Dashuria e rrallë e radhës, paralele, Pengu e dhimbja, intriga, lumturia dhe zhgënjimi… Jemi aktor dhe faktor, heronj dhe viktima, të këtij realiteti! Vitet nuk mundën të mjegullonin dashurinë e dy të rinjve! Jeta me kapriçiot e veta, ndodh të të përplasë edhe në drejtim të kundër të rrjedhës, por dhe të të nxjerrë në limanet e lumturisë së vonuar, por të ëndërruar! Njeriu në jetën e tij, do dhe synon shumë, por askush nuk mund të ketë një dashuri të madhe, të vërtetë, dhe asnjëri nuk ka mundësinë, të zgjedhë moshën për këtë dashuri! Vitet largoheshin, dashuria dukej se afrohej! Nuk e harruan njeri-tjetrin për mëse dy dekada. Lizeta nuk humbi në tymin e harresës! Në shpirtin e njomë, kishte mbetur dashuria njomëzake, e parë, e vërtetë dhe e fundit! Rreth viteve 2000 Aldua kish ardhur në qytetin e tij bregdetar, nga emigracioni. Shumë ndryshime dhe lëvizja migrore e kishin bërë qytetin si të tjetërsuar. Ishte ulur me një shokun e tij, në një kafene në rrugën kryesore të qytetit, teksa sheh të futej në një rrugë të ngushtë Lizetën… Fshiu sy. Ajo të jet- pyeti veten plot habi? Ajo ishte. I hodhi vështrimin dhe i buzëqeshi. U ngrit nga tavolina vetëtimthi dhe u përqafuan me mall në cepin e kafenesë, pranë shtëpisë të tezes së saj! U puthën në buzët e ndezuar. Pas shumë vjetësh, puthja rrëmbimthi u la shijen e munguar aq gjatë, puthja i mbyste me aromantikën rinore… -“Të kam parë edhe herë të tjera këtu, po nuk jam ndodhur afër”, -i tha Lizeta. Zemrat ndihen të reja, ndjen të re dashurinë! Lizeta i përcolli Aldos në celulular vargjet e skalitura:
“Për ty s’më zë gjumi,
o Pëllumb i malit,
se të kam në zemër,
der në buzë të varrit”…




















