Mbërrin në gjykatë bosi turk i kriptomonedhave për tu njohur me masën e sigurisë

93
Sigal

Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, bosi turk i kriptomonedhave, Faruk Ozer.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke dhe u kap duke pushuar në Himarë.

Gjyqtari i seancës është Elis Dini, ndërsa avokatët kanë ardhur nga Turqia me kerkesë të tij. Prokuroria Elbasanit ka kërkuar masën arrest me burg Farku Ozer me qellim ekstradimin e tij drejt shtetit Turk

28- vjeçari pa frikë mund të konsiderohet më i urryeri në Turqi, pasi mashtroi qindra mijëra njerëz.

I riu turk u prangos në Himarë ku po kalonte disa ditë pranë detit. Ai ishte në kërkim prej vitit të shkuar kur mbërriti në Shqipëri dhe u zhduk papritur.

Në prangat e njësisë Fast përfunduan edhe dy persona të tjerë që e shoqëronin të riun turk.

“Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 shtetas te tjerë, B. Sh., 36 vjeç, banues ne Tiranë dhe E. H., 37 vjeç, banues ne Durrës, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Gjatë operacionit për arrestimin e tij, janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.

Ndërsa ende nuk dihet se ku është fshehur gjatë gjithë këtyre muajve, tanimë arratia e pronarit të “Thodex” që mashtroi qindra mijëra njerëz me investime në bursë ka marrë fund.