Ndonjēherē mē ndodhin disa gjēra tē çuditshme!
Bie në dashuri me lulet dhe nuk u shkoj nē takim.
E kam pyetur vetveten, por s’kam marrë pērgjigje!
Ç’ështē ky zakoni im?
Mos vallē kam nisur t‘i ngjaj erës?
(Gjithmonē e kam këtē dyshim )
Edhe ajo puthet ca çaste me degët e pemēve,
dhe zhduket pa rikthim.
S’do desha kurrē kēshtu tē ishte!
(Çdo puthje ere është fatale)
Unē kam njē zemēr kaq të ndjeshme
dhe s’mund tē shkund as dy petale.
Prandaj dhe s’vete nē takime.
(Dhe bëj sikur harroj vërtetë)
Njē lule është vetë pafajsia
Njē lule ēshtē njē vajzē që s’flet!
Ndonjëherë mē ndodhin ca gjëra të
Çuditshme.
Dashurohem me lulet, por gjithmonë
u rri larg.
Të gjithē dashuritë mbajnē aromat e tyre!
Dhe aroma të tilla, jo kushdo i ka hak.
Ikje
Ajo po ikēn nēpër natē
Duke lēnē pas njē peisazh gri.
E gjithē distanca qē na ndan
s’matet me metra, por me mërzi.
Mē kot po lodhem ta mbaj veten,
të fshij nē ajër njē psherētimë…
Ajo s’ēshtē vajzē, por qēnia ime
pēr tē mos thēnē vetë ajri im…
Që nga ky çast unë s’jam mē unē,
por thjesht një pritje e pafund!
Me sy mbërthyer pērmbi udhē
dhe orēs, qē akrepat shkund.
Gjithçka e saj tek unē e mbetur;
çdo prekje, puthje a ledhatim
me shenjtëri kētē çast ēshtē veshur
dhe rrezaton tjetēr shkēlqim.
Ajo po ikën me nxitim…
E ndjekur pas prej flladesh maj.
Në kalendarët e mallit tim
kjo kohë po merr emrin e saj!





















