Jam zemëruar keq me mbrëmjet dimërore,
sa s’dua t’i shoh më me sy.
Pa cicërima fëmijësh, me gjyshet
për dore
Pa çifte, që bëjnë dashuri.
Nuk dua t’iu flas , u’a kam thënë në fytyrë!
Prania e tyre. ma pakëson gjithmonë ajrin.
Tek eci në rrugë me pamje të mpirë,
dhe hapa të ngrirë prej janari.
Nga trotuaret përballë, asnjë pemë s’ më flet më.
Unë me to bëja shpesh shakara me kripë.
Tashmë rrinë të ngrysur, pa nxjerre asnje zë
me vështrime të errët, skeptikë.
Shumica e kafeneve, janë pothuaj pa njerëz !
(Në verë dhe vjeshtë, s’gjeje vend ku të rrije).
Ndërsa qëndroj ulur, pa miq në tryezë,
kafeja më duket pa shije.
Në shtëpi shkoj më shpejt me veten për dore!
(Shëtitjet më ngjallin bezdi)
Ju kam thënë, që si dua më mbrëmjet
Dimërore,
që m’i kthejnë dhe mendimet në gri.