Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Kisha e Skënderbeut në Kepin e Rodonit;

60
Sigal

 

Kisha e Skënderbeut në Kepin e Rodonit;

kishëz e gurtē me trup prej profeti!

Me kryq të vogël dhe tē brishtē,

me një dritare sheh nga deti,

me tjetrën sheh nga zoti Krisht.

Nuk ka mē besimtarë te pragu,

as princër arbërorē pēr meshē!

Ata ka kohë qē janē larguar

me njē karvan, mbi kuaj resh.

Në vend të tyre ca ikona;

me ballë të zverdhur, të dërrmuar

të luten gjer në orët e vona

t’iu vësh nga një qiri në duar.

Vetëm një herë ajo hap derën,

(Kjo ndodh sa herë ndërrohet moti)

kur bashkë me flladin dhe pranverën

rishfaqet vetë Kryezoti.

Gjithë muret, zë t’ia puthë me radhë;

njëlloj si atëhere…

Nga pas i vijnë tre murgj të bardhë

dhe dhjetë murgeshēza ere.

Atēhere kishës i ndrijnë sytē,

buzëqesh e brof nga malli.

Nga gjiri nxjerr ngadalë një mit

që t’ia vendosë tek balli.

Drejt qiellit ngjiten disa orë

(Të çmallen sigurisht )!

Ikonat kthehen në shenjtorë

dhe kryqi në një Krisht.

Kishëz e vogēl me gurē dhe ikona,

me sy ngulur mbi valë;

çdo ditë të brejnë mëkatet tona,

po ti sërish na fal.