Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Enigmë

18
Sigal

Çdo mëngjes dikush m‘i bie celularit.

(Kur gjumi ende s’më ka dalë.)

Më zgjon ndjesitë e kureshtarit,

pastaj e mbyll pa nxjerrë një fjalë!

Unë befas zhytem në të “thella”;

vetveten në hamendje fut.

Në mend më vijnë kaq shumë emra,

por gishtin dot s’ia ve askujt.

Një herë më bëhet, se je ti,

ndonëse ke kohë që m’je zemëruar.

Ti më do prapë, unë këtë e di

dhe rri për mua çdo natë zgjuar.

Me mallin tim i zgjon mëngjeset

dhe më vërtit çdo çast në mendje!

Mua më kot, nuk më zë lemza

sa herë kaloj pranë lagjes tënde…

Nëse s’je ti, do jetë një tjetër,

që dje vështrimin keq ma ngjiti!

Unë me atë dikur jam puthur,

po s’ishim parë, që prej një viti…

Sido që të jetë s’jam, më i qetë.

(Dhe pse ta fsheh, ndjej emocon )

Mes dy enigmash vij e vete,

që duhen zgjidhur sa s’është vonë!

 

Panik

 

Ajo qē mē trēmb mē shumē kēto ditē

ështē se s’di ç‘tē bēj me gjithē kēto shira.

Ata rrjedhin pareshtur, me rrēmbim nga

çatitē,

apo ulluqet e nxira.

Dhe shpesh tek unē zbrazin inatin

(Inat prej shirash , ku ta dish! )

Mē ruajnē rastin kur s’kam çadēr

tē mē bējnē qull, deri nē mish.

Ajo qē mē tremb mē shumē kēto çaste

ështē mbērritja e corona virusit tek porta.

Mjafton vetēm prania e tij fatale

tē mē mbulojnē djersē tē ftohta.

Ndonēse si bredh nē kafenetē

dhe jam bērē murg, pa manastir;

ai nē pritē rri dhe më pret

përbrenda meje pēr tē hyrē.

Ajo qē mē tremb mē shumē kētë mbrēmje

janē akrepat e orēs qē zvarriten tē mpirē.

Duke mbjellur tek unē pafundēsisht njē si dhimbje,

por dhe njē si ankth , qē s’premton gjë të mirē !