Ata që lindin do të vdesin
si çdo gjë e ka një rradhë.
Kush ka lindur për të shkruar
do të shkruaj sa të jetë gjallë…
Sot do t’shkruaj për disa kokra
njerëz s’quhen gjithsesi.
Do t’ju jap udhëzim në shkronja,
disa çaste dhe lavdi.
Disa çaste do i mburr
dhe pse sillen si ”harbuti”.
Kokra janë, grua-burrë;
Do t’u jap lavdi-hajduti…
Shumë kam njohur këto vite
e tashmë i di shumë mirë.
Gra, fëmijë, të rinjë, të reja
dhe familje, nënë e birë…
Nënë e birë ta hajë e mira:
si tenxherja dhe kapaku.
Bëmë nënë që të të ngjaj.
S’ke ç’i bën tërheqka gjaku.
E një tjetër vajzë e bukur!
Nënë e re dukej e brishtë.
Këto që thashë ishin një anë.
Ana tjetër morr me bishtë…
E kështu e shumë të tjerë
Që kërkojnë për pak lavdi
Katandisen më të mjerrë.
Se gjithë bota mirë i di!
Mund të shkruaja dhe më ashpër,
por kam cipë e s’ma bën zemra.
Herën tjetër ju betohem
do të bëj bejte me emra.
Kush ka lindur do të vdesi
edhe unë ashtu si ti.
Unë gjithë jetën do të shkruaj
Ti do të vjedhësh se nuk di !






















