Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Në intimitet

S’më ke kërkuar kurrë liri.

E dije:

NOA

Isha nga ata, që s’ka dashur

me zinxhirë të lidh njeri.

Nga ti tek unë, nga unë tek ti,

ndjenja ka rrjedhur vet,

e lirë, e natyrshme, e vërtetë.

 

S’të kam kërkuar

besnikëri dhe sinqeritet.

I shfaqte natyra jote vet,

kur shpirti dashurinë

me buzë e prekte lehtë.

 

Ke qenë

një hënë, një yll, një diell,

një oaz tërë fresk, det dhe qiell.

Një mal, një lum, që vrullshëm rrjedh

ku nuk pashë kurrë, kërkund një shtjellë.

 

Ç’ta zgjas kot,

Ti, më shumë se çdo gjë më do

në këtë botë.

Si duket, Zoti s’ka pasur as për ty zinxhir!

Dhuratë tek unë të solli.

Dhe bëri mirë.