Suplement Pena Shqiptare/ Vaçe Zela “Mbretëresha e Këngës Shqiptare”

604
Vaçe Zela (7 prill 1939, Lushnjë – 6 shkurt 2014, Bazel) ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare. Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe së bashku ata kanë vajzën Irma. Që nga viti 2002 Zela ka jetuar me burrin e saj në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor.Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: „Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.“Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

“Mbretëresha e Këngës Shqiptare”
“Zëri i Artë i Shqipërisë”, “Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare”, “Mbretëresha e Këngës Shqiptare”, “Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së Lehtë Shqiptare”, “Gjigandja e Skenës Shqiptare”. Këto janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm. Me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj të pavdekësisë duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet “Zëri i Jashtëzakonshëm” që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave. Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e saj të artë. Një kulm që nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa artistike. Vaçe Zela ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të Parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh jetonte në Zvicër. Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.” Për nder të këngëtares, viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj. 

“Kur ishte 13 vjeçe, Vaçja mbrëmjeve merrte kitarën dhe ulej poshtë një ulliri para shtëpisë së saj. Aty këndonte derisa gjyshja i dilte dhe i thoshte: ‘Ç’e ke këtë zë të bukur moj bijë?! Por po na lë pa gjumë’”. Kujtimet rikthehen më ethshme tek të afërmit e Vaçes tani që kanë mësuar se ajo nuk rron më. Sot, as ulliri nuk është më, gjithashtu edhe shtëpia ku lindi dhe u rrit Vaçe Zela po rrënohet. Në Lushnjë kujtimet për Vaçen janë të forta te kushërinjtë, miqtë dhe bashkëqytetarët e saj. Ata tregojnë se meloditë e para Vaçja i këndoi në shtëpinë e saj, në qendër të Lushnjës, derisa një koncert e bëri atë të famshme menjëherë. Pëllumb dhe Syrja Zela janë dy kushërinjtë e Vaçe Zelës, që jetojnë ende në qytetin e Lushnjës. Ata tregojnë se çdo mbrëmje Vaçja këndonte dhe i binte kitarës së saj, pa e ditur se shumë shpejt do të bëhej ikona e muzikës shqiptare. “Vaçja ka jetuar këtu në Lushnjë që në moshën 14-15-vjeçare e më pas u largua për në Tiranë që të ndiqte shkollën e mesme. Kjo do të ishte dhe shkëputja e madhe e saj nga Lushnja. Në atë periudhë mori pjesë në një koncert në Kinë, ku zëri i saj bëri menjëherë jehonë. Prej atij momente karriera e saj mori hov dhe i gjithë aktiviteti u përqendrua në Tiranë”, tregojnë kushërinjtë e Vaçes. Brenda pak kohësh u shpërngul nga Lushnja për në Tiranë dhe pjesa tjetër e familjes Zela. Për këtë arsye shtëpia e saj private iu shit një kushëriri të familjes dhe vitet në vazhdim, Vaçja kthehej shpesh në Lushnjë, por tashmë për të dhënë koncerte në qytetin e saj të lindjes. Shtëpia e së famshmes Vaçe Zela vazhdon të njihet si e tillë edhe sot, ndonëse prej dekadash në dokumentet e pronësisë ajo u takon personave të tjerë. Mësohet se pronarët e shtëpisë kanë emigruar në shtetin grek dhe fakti që në të nuk banon njeri prej vitesh ka sjellë amortizimin e plotë të saj. Shtëpia është modeste, njëkatëshe, me sipërfaqe rreth 70 metra katrorë. Muret e saj në një pjesë të mirë janë rrëzuar, dritaret janë mbuluar nga bari dhe shkurret që depërtojnë brenda saj, ndërsa tjegullat rrezikojnë të bien nga dita në ditë.

Pas lajmit të rëndë të mësuar pak pas mesnatës të së martës, të afërmit e Vaçe Zelës që jetojnë në Lushnjë i janë drejtuar pushtetit vendor për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në nder të saj, atë të shndërrimit të shtëpisë së Vaçes në një muze, të hapur për çdo adhurues të saj. Vetë kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, e ka mbështetur idenë e tyre duke thënë se në mbledhjen më të afërt të Këshillit Bashkiak kërkesa do të shqyrtohet në rendin e ditës. Një tjetër nderim që pritet t’i bëhet figurës së Vaçe Zelës në qytetin e saj të lindjes është vendosja e emrit të saj lagjes ku ndodhet shtëpia. Pas diskutimit në Këshillin Bashkiak do të miratohet dhe një fond i posaçëm për kthimin në identitet të shtëpisë, tashmë në gjendje tejet të rënduar. Prej vitesh Vaçja i ka munguar qytetit të lindjes, pasi jetonte në Bazel të Zvicrës, aty ku dhe dha shpirt mëngjesin e djeshëm. Në çdo intervistë të dhënë pas largimit të saj nga vendi, kryefjala ishte malli për atdheun dhe njerëzit që e adhuronin prej dekadash. Ashtu siç ka lënë me gojë dhe amanetin e fundit: që banesa e fundit të jetë aty ku erdhi në jetë, pikërisht në Shqipëri.

Çmimet 
Është përfshirë në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë. Në Paris është krahasuar me Edith Piaf, ndërsa në Itali me këngëtaren e madhe, Mina. Çmimet në adresë të artistes janë të panumërta. “Artiste e merituar”, në vitin 1973, “Artiste e Popullit”, në 1977, “Mjeshtre e madhe e punës”, “Qytetare Nderi e Lushnjes”, deri te çmimi më i lartë, “Nderi Kombit”. Këngët e saj këndohen vazhdimisht nga brezat e rinj të këngëtarëve, por janë të pakrahasueshëm gjithsesi me atë vokal, që vetëm Vaçe e kishte. Artistja thotë se ndihet mirë sa herë që në Shqipëri dikush kujtohet dhe vlerëson punën e saj. Është emocionuar gjithmonë edhe pse në të shumtën e rasteve çmimet i janë dhënë në mungesë të saj. Çmime të rëndësishme këngëtarja ka marrë edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Vaçe Zela është nderuar me “Diskun e Artë” nga Amerika për “kontribut në shoqëri në vitin ‘97”, është zgjedhur “Gruaja e vitit ’97-’98” në Cambridge të Anglisë, “Mikrofoni i Artë” nga Ministria e Kulturës e Kosovës, etj. I fundit çmim për Vaçe Zelën është “Çmimi i madh special për legjendën e këngës”, në 45-vjetorin e Festivalit në RTSH. Ky vlerësim iu bë këngëtares së njohur shqiptare në natën Gala, të organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit vetëm pak ditë përpara se të niste Festivali në Radio Televizion, i cili numëron një numër rekord prej 20 festivalesh. Çmimi i është akorduar këngëtares për kontributin e veçantë të dhënë për muzikën shqiptare dhe për pjesëmarrjet e veçanta qysh në vitet e para të organizimit të këtij festivali, në të cilin artistja ka rrëmbyer edhe mjaft çmime. 
Vace Zela – Rrjedh Në Këngë E Ligjërime
E i fortë po shndrit ai diell 
dhe burimi këngës lugjeve i përcjell. 
E i fortë po ngroh ky diell 
edhe trimat nëpër mend mi sjell, 
mi përkëdhel. 
Nga ky diell i kohës sime 
shndrisin shekujt në agime 
dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron! 
o ku ka si ti, o Shqipëria ime, 
o fisnikja përmbi gur. 
Rrjedh në këngë e ligjërime, 
ballëlarta me flamur! 
E i fortë po bien ai terr 
dhe lahuta tingujt mi çon larg, 
i përcjell. 
E i forte po bjen ai terr, 
partizanët nëpër mend mi sjell, 
po mi sjell. 
Nga ky zë i tokës sime 
flasin shekujt me gjëmime, 
edhe krisma e shqiptarit rrjedh 
brez më brez. 
Oo ku ka si ti, o Shqipëria ime, 
o fisnikja përmbi gur. 
Rrjedh në këngë e ligjërime, 
ballëlarta me flamur!
Sigal