Suplement Pena shqiptare/ Mimoza Ahmeti- Çmendina me portë hapur, Luljeta Lleshanaku- Meshkuj

760
Sigal


Luljeta
Lleshanaku

MESHKUJ

Qenia njerëzore është si një gjuhë e vdekur;
prej saj mbetet vetëm një shprehje, citim, apo një fjalë e vetme.

Por një baba pa djem është mutacion.
Emri i tij do qarkullojë nga njëri vesh në tjetrin, përmes një fryme të pastër
femërore
i artikuluar si një ëndërr pa konflikt
e vështirë për t’u mbajtur mend të nesërmen.

Gjashtë vajza: secila prej lindjeve qe një dështim
si tregtari i arit
që kthehet në shtëpi vetëm me mëndafsh dhe çajëra kurativë.

Pa një djalë në familje
pa një lumë për të derdhur mbeturinat toksike
të zemërimit të tij bardhë e zi,
Pa dikë për të parashikuar dimrat në skeletin e kafshëve të shtëpisë
pas darke
luftërat, lindjet, vdekjet
kur jeta dembeloset në paqe.

Qeliza e tij është një shpellë
me skica naive prej karboni
gjahtari kundër bishes, gjahtari kundër natyrës
deri në çastin kur një grua shfaqet afër zjarrit.
atëherë fuqia zhvendoset nga muskujt
tek sytë
dhe kendi i shigjetës bëhet i paqartë.

Ky është fundi i epokës së akullit
dhe fundi i qartesisë.

Dhe është një sekret që i përthith burrat nga brenda
si Yjet Xhuxha
duke i transformuar nga të verdhë, në të bardhë
dhe pastaj të zinj, një njollë në kozmos.
Pa një djalë për t’ia përcjellë këtë:
jo sekretin në vetvete,
por artin e vetmisë.

 

Mimoza
Ahmeti

ÇMENDINA
ME PORTE HAPUR

Po ikni, po na lini,
duke menduar; “Përgjithmonë”,
Nga ky dhe që ishte juaji, joni,
që është çmendina jonë.
Çmendina jonë e dashur, mallëngjyese
me kafkat shqyese.

O te çmendurit e mi te shtrenjte,
sa ju dua,
megjithëse kurrë s’ju flas,
megjithëse kurrë s’me flisni
dhe dot s’ju duroj
dhe dot s’me duroni.
Por ky është rit:
ne nuk e shohim ne sy njëri-tjetrin
për pa urryer,
dhe ky është shkak
për t’u dashur gjer ne çmendim,
duke buzëqeshur ekzaltisht,
ndërsa ne faqe
lotët na rrjedhin,
lotët.

Bashkevuajtes te mi
që ikni mergueshem,
te cmendines sone unikale,
me sy te fiksuar
pas një ideje te vetme,
oh, vetëm pas një ideje te vetme,
që askurre s’u pa, s’u gjend askund
dhe s’di ndonjëherë ne ka për t’u gjetur.

Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet…
Oh, çfarë piskame pisket
nga cmendina jonë
ne orën e vonë te perendimit,
kur malli e merr për bijte ne Perëndim…

C’trishtim!
Mure te rrjepur..Mure që gjithmonë
kufizojne horizontin
për te lënë një qiell pa fund përsipër.

Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
dikush me vete po flet:
Sidoqoftë shqiptarit,
kudo që te ndodhet,
i mjafton marrezia e vet…