Suplement Pena shqiptare/ Faik Konica- Malli i Atdheut, Fatos Arapi- Atdheu

658
Sigal


Faik Konica

Malli i Atdheut

Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg
atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë
gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të
bëjne jo të harosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja. Më
tutje, si ngopën sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`të
mungon, s`di se ç`të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e, pikë së
pari herë-herë, pastaj me dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo,
kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e u rritëm,
ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk
rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca te liga që ka,
është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta
shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën. Ah, malli i Shqipërisë, malli
i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar
qe s`e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh
larg, për të kuptuar se ç`forcë e ç`bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë:
Shqipëri! Ajo me e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga
Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut…


FATOS ARAPI

Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban – dhe te mban ty ne shpirt.

Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n’erresire vetveten kerkon.

Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti