Ktheu Arben Ahmeti!
Nëpër botë mos rri,
Se në vendin tonë,
S’vodhe vetëm ti!
S’vodhe vetëm ti!
Natyrisht kjo duket,
janë shumë hajdut,
sa s’mjaftojnë burgjet.
Ktheu more djalë,
shokët po të presin!
Kush ishte ministër
dhe s’e mbushi thesin!
Vodhën 30 vite,
dhe më shumë nga ç’deshën.
Mision i pamundur,
të gjesh një të ndershëm.
Vodhën partiakët,
pasurinë e shtetit,
Tani shumë prej tyre
janë “Nderi qytetit »
Vodhën partiakët,
në tokë e në det…
Tani shumë prej tyre,
sërish deputet.
Vodhën dhe gjyqtarët
Vodhën ditë e natë,
Tash shumë prej tyre,
janë bërë avokat.
30 vite rresht,
hajdutët nuk ndalin.
Tash në parlament
flasin për moralin.
Ja shikoju vilat,
ku jetojnë si mbreti.
Vila kaq të shtrenjta,
s’ndërton dot as shteti.
Vodhën partiakët,
e nuk kanë frikë fare.
Në çdo bankë të botës,
llogari bankare.
Ktheu Arben Ahmeti,
të të kenë zili!
Bëj nja dy vjet burg
dhe shko ne shtëpi!
Ktheu more Beni!
Mëndjen kot e vret.
Burgu s’është për ju,
është për fukarenjtë.





















