Suplementi Pena Shqiptare/ Sabrie Selimaj: Duhet menduar mirë

653
Sigal

Nuk e di përse mendoj kështu!
mendja me vete përherë diku,
kërkojë të pa munduren ta perk,
papritur ndeshem në ndonjë hendek,

Ca fjalë më vijnë ,ca të tjera i kafshoj
kjo botë e tëra me duket, njësoj
më kot s`kan thën, vete soi në`soj,
trandafili është i bukur, gjëmbat t`shpojnë,

Vazhdoj të fishkëllij si puhiz pranverore
harroj që vujtja është mbi shekullore
mbërthyer nga dëshira kërkoj drejtësi
përplasem pas shkëmbijve t`vuajtjes përsëri ,

Tani jam stepur,s`kam si bëj ndryshe
kjo jetë i takon të forteve, pa mëdyshje,
kokën ulur, më kot sa rrokem me fatin,
duke çjerrur dëshirat,me vete nxjerr inatin,

Dreqi ta haj, kurrë s`gjeta paqe!
shetis e dërrmuar përherë nëpër lagje
shikoj ç`farë shikoj,mbyll veshët e sytë
fishkëllimat e fjalëve si vesa mbi fletë