Nga Zilfo Muço: Ku je fshehur deputet?!

470
Sigal

Paret nuk i ha as qeni, bari do na mbijë tek varri

Këtë mesazh përcjell Zilfo Muço në poezinë e tij

 Ky tërmet, tronditi botën,

Ku je “fshehur” deputet?

Për ata që të dhanë votën

Jepu vilën në bregdet!

Në ke besë, a perëndi

Në vilë, shkon veç në pranverë

Kur derdh lotët, një fëmijë

Dhe paraja, nuk ka vlerë.

Nga milionat, që ke hedhur,

Nxirr nga xhepat, ca qindarka.

Kujto lotët, që ke derdhur

Për një votë, nëpër fushata…

Detit vala i rënkon, Fjalët

nuk dalin nga goja,

Nga dhimbja qeni loton

Kërkon, njerëzit në rrënoja.

 

Fjalët e një biznesmeni,

Një fisnik, me gjak shqiptari

Paratë, nuk i “ha” as qeni

Bari, do na mbijë te varri.

Kudo qofsh, o deputet,

Dhuro pak në ditë të zeza,

Emri tënd, në parlament,

Të kujtohet, nëpër breza.