IKMT do të shembë 7 pallate në Laç, nis hetimi mbi ndërhyrjet në strukturën e tyre

248

IKMT do të shembë 7 pallate të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, në qytetin e Laçit.

Sipas burimeve, në të gjitha pallatet e konstatuara jashtë funksionit, do hetohet çdo ndërhyrje strukturore dhe grupi hetimor ka nisur menjëherë herimet.

Ndërkohë, aksioni i IKMT për shembjen e objekteve të dëmtuara rëndë po vijon në të gjitha zonat ku kanë përfunduar akt-konstatimet e inxhinierëve dhe ekspertëve.