Të ndjefsha zënë e mirë/ “Zëra nga Skrapari” që vijnë natyrshëm tek ne nga gazetari Bashkim Kocci. Jeta nuk vlerësohet nga gjatësia por veprat. Urtësia dhe virtyti i figurave dinjitoze të Skraparit

902
Sigal

Kushdo që do të këndojë këtë libër, do të mësojë shumë të reja për skraparas dinjitozë

 

Zëra nga Skrapari” që vijnë natyrshëm tek ne nga gazetari Bashkim Koçi

Në të gjithë botën, po dëgjove termin gazetar, të tërhiqet vëmendja. Shumica dridhen nga ky term. Përse? – thjesht, sepse ata janë të vetmit që shndërrojnë fjalën në armë. Është

misioni i gazetarisë në shërbim të njerëzisë. Por kësaj here, Gazetari i guximshëm skraparas Bashkim Koçi fjalët i ka shndërruar në një buqetë të madhe me lule: Nderon shumë BURRA dhe GRA të Skraparit të tij, të Skraparit tonë, të Skraparit të Shqipërisë. Kësaj radhe gazetari ynë nuk është në rolin e një fshikulluesi, por në atë të një interpretuesi të kërshërisë publike për disa zëra jehues e interesantë të Skraparit.

Ndryshe nga disa mohimtarë, nga ca ndotës të kohëve dinamike që ka përjetuar vendi,

Bashkim Koçi gazetar i regjur tash 40 e ca vjet, ashtu si një çirak teqeje, hedh dritë;

shpërhap e davarit mjegullën e dendur që ka zënë të mbulojë disa figura reale skraparase.

Bashkim Koçi na paraqitet me një libër të shkruar bukur dhe me sqimë; të titulluar “Zëra nga Skrapari”. Edhe pse është një titull i thjeshtë në pamje, lehtësisht i shqiptueshëm e që mbahet mend, por njëkohësisht edhe intrigues. Fjala-emër “” është përdorur në titull brenda kësaj stileve me kuptimin e saj metaforik, në kuptimin e emrit të mirë që ka fituar dikush e që i është dëgjuar jo vetëm emri por veprat e kryera. Pra, do të thotë famë, nam, jehonë, figurë e ndritur, e madhe lokale ose kombëtare e më gjerë.

Kështu janë edhe figurat e portretet që ka sjellë si në një tabllo herë më ngjyra të forta vaji e herë në pastel mjeshtri i fjalës, Bashkim Koçi. Këto figura janë zëra të njohur lokalë, por ka edhe shumë nga ata kombëtarë. Kushdo që do të këndojë këtë libër, do të mësojë shumë të reja për skraparas dinjitozë, për skraparas në zë apo siç thonë nga anët tona që janë (për mirë) në gojë të dynjasë. Në fund të fundit, njeriu për çfarë lufton e punon? – Thjesht për një çikë zë, aq sa për vete, aq edhe për pasardhësit. Ku mund të gjendet urim më i bukur se në Skrapar që, kur ndahemi me dikë i urojmë skraparisht: “Të ndjefsha zën’e mirë!” ose “Të dëgjofsha zën’e mirë!” (zën’e mirë = zërin e mirë). Brezi im e më para shumë zërave të këtij libri ua ka dëgjuar zërin. Disa të tjerëve jo. Por, njohja në popull, ajo arkivë libroredhe ajrore, dokumentare, televizive e shumë zërave e gërshetuar me njohje vetjake nga ana e autorit e disa prej zërave na japin

një gërshetim që nxit kërshëri. Lexuesi me të mbaruar së lexuari një zë, grishet të lexojë

edhe një tjetër. Pastaj edhe një tjetër dhe pastaj dëshiron ta ketë përpara vetes autorin e t’i thotë, dikush për ta ngacmuar: Pse kaq pak zëra ka Skrapari? e dikush tjetër: Kur do ta nxjerrësh vëllimin tjetër? Autori në libër rreket të portretizojë qartë dhe thjeshtë (kuptueshëm) personalitete të Historisë së Shqipërisë, por edhe figura provinciale, që për shumicën mund të jenë njerëz anonimë, por që ia vlejnë të mësosh mbi veprimtarinë dhe personalitetin e tyre. Duke bërë një përmbledhje të thukët të figurave që trajton gazetari, mund të themi se ai kësaj radhe

u është ruajtur si djalli temjanit figurave politike. Ai nuk është përzier me to, sepse sa herë që shkruhet për to, ka përplasje, qejfprishje, hatërmbetje, ndarje, përçarje, skizmë. Në Skrapar

gjen komunistë të orëve të para, gjen ballistë të orëve të para, socialistë e demokratë, por ai këtë radhë ka parapëlqyer që mos të merret me ta. Ai merret me nderimin e të rënëve për

Atdhe, me njeriun e punës dhe me njeriun e thjeshtë që ka punuar tok. Zëra të mëdhenj Gazetar Koçi ka trajtuar zëra të mëdhenj me ndikim kombëtarë si Riza Cerovën – luftëtar i shquar për Çlirimin e vendit, antizogist; Kahreman Yllin, yll i madh lirie dhe ndërtimi, diplomat dhe pedagog me diplomë franceze (Sa qesharake ngjan sot kur një pjesë e madhe, pa shkollë 9-vjeçare a të mesme, të tundin para syve dipLLomat e blera nëpër lavatriçe universitare!!!); trimin Zylyftar Veleshnjen, i cili, pas Çlirimit, kur punonte në Berat, birësoi një djalë jetim, a thua sikur nuk i mjaftonte qerrja me…10 fëmijë që kishte në shtëpi; Maliq Skraparin, të cilin vetë plaku Ismail Qemali e emëroi Drejtor të Bujqësisë shqiptare në qeverinë e sapokrijuar (1912) – fushën, në të cilën është ndërtuar qyteti i Fierit, e ka “vizuar” Maliq Skrapari dhe, që nga viti 1928 – 1934 ushtroi funksionin e sekretarit të Përgjithshëmtë Ekonomisë Kombëtare; komandantin partizan Vaip Çepani, të cilësuar “Luftëtar dhe organizator të rrallë” (nga Teki Veleshnja), “Hero të pashpallur” (nga Myqerem Fuga), dhe nga Xhevahir Spahiu “më shumë hekur se njeri”, i cili ende nuk është vlerësuar si duhet dhe ende nuk i janë dhënë e njohur meritat nga organet kompetente të vlerësimit të figurave historike; Tajar Grepckën, i cili gjatë një vizite në

Grepckë, për të shkuar te shtëpia e një shoku, duhej të kalonte përpara shtëpisë së hasmit (Tajarit, kjo familje i pat vrarë një vëlla pabesisht (shkruan autori B.K.) dhe dorësi kishte marrë

dënimin e merituar për këtë), nuk ngurroi të kthehej tek kjo familje për një kafe në shenjë pajtimi për ç’kishte ndodhur mes familjeve të tyre kur mori vesh që kjo familje ishte familje

shembullore punëtore; Neki Sulën nga Zaloshnja, një figure e veçantë dhe e dashur për krejt Tomorricën e Skraparin, i cili në moshën 8-vjeçare në korridorin e shkollës së Vërzhezhës pa

një hartë ku ishulli i Sazanit ishte ngjyrosur siç kishte ngjyrën harta e Italisë; ky bëri një veprim të guximshëm për moshën dhe për kohën, mori bojë dhe e ngjyrosi ishullin e Sazanit

me ngjyrën që kishte harta e krejt Shqipërisë, apo edhe bëma të tjera siç na rrëfen autori Bashkim Koçi “Në fshatin e tij, në Zaloshnjë, beu i fshatit në vitin e largët 1903, kishte marrë

disa familje evgjitësh nga qyteti i Korçës për të kryer shërbime të ndryshme, por kryesisht për të punuar tokën. Kaluan vite dhe erdhi një moment që fëmijët e këtyre familjeve u rritën dhe për

këtë u duhej që të krijonin familje, të martoheshin. Nga Korça, andej nga kishin ardhur, nuk bënte vaki që të merrnin nuse, sepse jetonin e punonin në fshat. Vajzat po, u krijohej mundësia qëtë martoheshin andej nga kishin ardhur apo gjetkë ku banonin evgjitë. Neki Zaloshnja atë kohë ishte në detyrën e Sekretarit të Parë të rrethit të Skraparit. Pra fuqiplotë. E di ç’vendim mori ai për të ndihmuar, për të martuar djemtë evgjitë të Zaloshnjes?I transferoi të gjitha familjet në qytet, në Çorovodë. Edhe sot e kësaj dite shumica e tyre jetojnë e punojnë aty, në sajë të mirësisë që tregoi Neki Zaloshnja.

 Neki Sula nuk u largua kurrë nga Skrapari, edhe pse pati lutje nga lart që të punësohej në Tiranë. Përgjigjja e tij ishte popullore: Gur i rëndë në vend të vet:

“Jo, jo! Nuk do të pranoja kurrë të largohesha nga Skrapari, nga Çorovoda, nga vendi ku lashë rininë, të gjithë vitet e jetës time aktive, nga shokët e miqtë e shumtë, të cilët do të më mungonin.

Zëra nga Skrapari tani kur unë kam shumë nevojë për praninë, për ngrohtësinë e

dashurinë që më falin”.

Autori në libër na portretizon balerinën e shquar shqiptare Ganimet Vëndresha mbaruar në Moskë (ish – Bashkimin Sovjetik), shfaqjet e së cilës ndiqeshin dhe përgëzoheshin nga

kreu i shtetit E. Hoxha, portretizon skraparasin e madh Mane Nishova, luftëtar i Spanjës, i Shqipërisë, kryetar i Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili në 5 korrik të vitit 1958, u zgjodh delegat

për të përfaqësuar Shqipërinë në Kongresin e Paqes që u mbajt në Stokholm, ka qenë nismëtar i themelimit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it; autori portretizon Ali Spahiun nga

Malindi që, në vitet 1903-1908, ka qenë kryetar i Bashkisë së Vlorës dhe Vlorë – Kanina e mbajnë mend për punën atdhetare që ka kryer kur punonte (më përpara) në doganat e

Prevezës, Sarandës e Korfuzit dhe lejonte futjen kontrabandë të abetareve shqipe dhe ndihmonte për hapjen e shkollave. Autori na flet për njerëzit e punës si Izet Dyrmishin,

i cili ka punuar si sekretar i parë në Skrapar (1947 (ishte në moshën 23 vjeç)) dhe më vonë (1953) në Berat; ushtarakët Teki Malindi mbaruar në ish-B.S. (i cili rakinë e Skraparit e

shijonte bashkë me profesorët rusë), Hysni Hoxhën, i cili ka punuar kudo nëpër Shqipëri; mësues Qani Zaimin i cili ka një kontribut të veçantë për përhapjen e arsimit në Skrapar,

profesion që përgatit njeriun për jetën; Arshi Çelën nga Gostëncka, orator i talentuar me dy fakultete: ushtarak dhe jurist; inxhinierin e naftës Agron Çuadarin, njohës i hollë i

problemeve naftore të Shqipërisë; Agronomin Haki Hasko me zgjuarsi natyrore, që ta merrte mendimin në ajër (shprehet autori) i cili, i etur për shkollim nis fakultetin në moshën

43 vjeçare, Mustafa Dervishin që, sipas autorit, duhet të përjetosh shumë gjëra në jetë që të mund të bëhesh njeri; juristin e talentuar, njohësin e hollë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri,

Bashkim Cakën; Mustafa Mollën nga Tërrova e Tomorricës, i cili shkroi për gjendjen e bujqësisë në Tomorricë dhe ishte njeriu model i punëtorit shembullor dhe korrekt; luftëtarin

Iliaz Sevrani, i cili u plagos në luftën e Tendës së Qypit (20.01.1944); studiuesin e ri dhe premtues të parahistorisë dhe të arkeologjisë së Skraparit e më gjerë, prof. Ermal Bazen

nga Kakruka, luftëtarin komandant Shefqet Melcka, i cili “e filloi luftën nga Leskoviku, duke vazhduar më tej nga Kolonja, Vithkuqi, Pogradeci, Skrapari, Zerqani, Gjorica, Burreli, Dibra

e Madhe, Malësia e Shkodrës e së fundi në çlirimin e Tiranës. U plagos rëndë dy herë. Plumbin e parë e mori gjatë përpjekjeve me gjermanët në Gorisht, e për herë të dytë në Burrel. Një copë

bombë i mbeti në pjesën e brendëshme të syrit dhe nuk e hoqi dot kurrë. E mori me vete si të ish pjesë e trupit, shenjë nga epopeja e madhe e Luftës.”.

 

Informacioni i mbledhur

Informacioni i mbledhur për figurat skraparas nga autori janë shpeshherë mbresëlënëse. Një informacion të tillë e gjejmë për bashkëfshatarin e autorit Adil Prishta. Kërraba, thotë populli, tërheq nga vetja. Çuditërisht, në fakt fatmirësisht, kjo nuk ka ndodhur me Bashkim Prishtën.

Konseguent gjer në fund, ai gjen mënyrën që t’i japë Cezarit ç’i takon Cezarit. Vini re se sa bukur u shmanget autori gjuhëve të liga kur vjen fjala për figura që janë nga fshati i tij, por që

e meritojnë të gdhenden e portretizohen duke nxjerrë në pah vlerat: Autori merr largësi kontinentale dhe, për të mos rrahur gjoksin, na flet me zërin asnjanës të dikujt që flet çiltër, ashtu

siç ka ndodhur: “Kur shkrova për një kuadër tjetër skraparas, i cili shërbeu si rrallëkush në Tropojë, Izet Dyrmishin, intelektuali i mirënjohur nga ajo trevë, Alban Dega, tropojan, me banim në SHBA, gjeti rastin të sillte këto fjalë vlerësuese për Adil Prishtën: “Nuk ishte Izet Dyrmishi skraparliu i vetëm në krye të punëvetë rëndësishme në Tropojë. Kishte edhe një malësor tjetër, burrëburri, si Adil Prishta, ish-kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit që luftën e klasave e zëvendësoi me shprehjen “Sa më pak armiq të ketë një shtet aq më i fortë është”! Ishte ky burrë Skrapari që shpëtoi nga burgu gjyshin tim, Imamin e nderuar të Berishës,

Malësisë së Gjakovës e vetë Gjakovës me rrethina, Elez Hoxhë Berisha, të cilin e kishin spiunuar e se paskësh thënë që SHBA-të janë “ Shtetet e Bekueme të Amerikes”. Adil Prishta është dekoruar me shumë urdhra e medalje si luftëtar dhe kuadër me cilësi të larta dhe atdhetar. Së fundi (pas vdekjes), i është akorduar titulli “Qytetar Nderi“ nga bashkia e Skraparit.

Skrapari ka nxjerrë burra që meritojnë t’u ngrihesh në këmbë kur ua përmend emrin. I tillë është nja nga figurat më përfaqësuese të Skraparit të pas viteve 1960 gjer sot (2019), figura e doktorit të zemrës Ajli Alushani, i cili falë punës arriti gjer në ministër shëndetësie dhe më vonë deputet i kuvendit popullor. Gjithnjë njeri që nderohet nga krejt Shqipëria. Këtë figurë na e ka trajtuar bukurmirë autori B. Koçi. Me ngjyra të gjalla e entuziaste autori na ka trajtuar edhe shumë figura të tjera që kanë dhënë një kontribut të madh për shoqërinë. E tillë është figura e Heroit të Punës

Socialiste Qemal Bego, të cilit “iu ngarkua detyra e kryetarit të kooperativës bujqësore Drenovicë-Samaticë, të cilën në vitin 1966 e bashkuan me Kutallinë. Këtë detyrë e kreu gati 15 vjet. Kudo, pa përjashtim, në brigadë, sektor, në shkallë kooperative, nuk i doli një i dytë që “t’i ngjante” Qemal Begos të zbritur nga Skrapari si “flakërima e punës”. Ishte dhe mbeti i paarritshëm në drejtimin e organizimin e punëve bujqësore.”Autori na flet për doktorin gjinekolog të aftë Qazim Metani nga Barçi, të cilin e futën në burg si ithtar i teorisë

maltusiane; na flet për mësues Skënder Myftarin, i cili u thoshte fëmijëve, kur binte fjala për shkollën, “ Unë po ju rris me cifla guri, kurse ju, nëse do të ndiqni shkollat, do t’i ushqeni

fëmijët tuaj me kokrra gruri”; për Riza Bregun, burrin që u fisnikërua në punë, i cili punoi ndershmërisht në vende dhe në kohëra që të ikte koka, si në Kombinatin e Poliçanit, në

atë të Gramshit etj.; për njeriun e thjeshtë e punëtor Asllan Musai; për specialistin e bujqësisë dhe njeriun e penës së thukët Abdulla Braçen; për këngëtarin virtuoz, artistin

e popullit Demir Zyko nga Gjerbësi, për burrin tjetër nga Nishova gazetarin, biznesmenin dhe botuesin e larguar para kohe Medi Koxhajin; për partizanin dhe më vonë kuadrin

e lartë në Ministrinë e mbrojtjes Besim Prishtën, i cili qe dëshmitar pamor dhe pjesëmarrës njëkohësisht në luftëra të përgjakshme dhe që na përshkruan me nota të gjalla se si u

vranë 72 dëshmorë në përleshje me gjermanet në rrugën Fier – Lushnje, duke lënë si amanet: “Të nderoni luftën që bëri populli shqiptar!”; për folkloristin Neim Mustafaraj, autorin

e librit “Radëshi me tre mije vjet histori”; për njeriun fisnik Qerim Hamzollarin, deviza e të cilit ishte: “Kur jep nga vetja, atëherë ke dhënë vërtet”; për njeriun e thjeshtë dhe popullor

Dake Bregu (Vini re mënyrën e drejtshkrimit të emrit me shkronja të mëdha!), një njeri krejt i panjohur, por që simbolizon ndoshta njeriun më njerëzor të krejt librit, njeriun

me zemër të madhe, njeriun rebel, por edhe të çlirët, i cili përdorte si sentencën: “Hiqi veshjen mbretërore mbretit, dhe do të shikoni se ç’fshihet nën të”. Filozofia që ai bartte dhe që nuk

nguronte ta thoshte me zë të lartë ishte: “Duaji të gjithë, beso vetëm disa, askujt mos i bëj keq.”

Lexuesi duke shfletuar me vëmendje krejt librin, pas disa kohësh (ditësh… muajsh…) ndoshta ka për të harruar një pjesë të episodeve. Veç shkrimin për agronomin në lëmin e pemëtarisë Dake

Bregu nuk ka për ta harruar kurrë. Në vitet 1975 (më saktë 1974), autori (B.K.) na sjell një dëshmi të shkëlqyer të miqësisë së sinqertë. Në mungesë strehimi, Dake Bregu

pranon të strehojë familjen e autorit (B.K.) në kotecin e tij të përbërë nga një dhomë e kuzhine dhe e mban plot 6 muaj. Sot mund të kesh vilë e pallat, po tjetrin nuk e mban brenda.

Sot, marrim vesh nga shtypi dhe televizioni se nxirren jashtë prindërit nga shtëpia e tyre që mezi e kanë ngritur a blerë. Ky shkrim na tregon anën tjetër të kundërvlerave të sotme.

Tingëllon sikur thua: Na ishte një herë… Dhe kështu duhej ta niste shkrimin Bashkim Koçi.

“Dakja nuk e kaliti shpirtin me pasuri e para, por me atë më hyjnoren, pushtetin e mirësisë” – përfundon shkrimin Bashkim Prishta.

Të njohësh figurat atdhetare, historike, intelektuale dhe punëtore të vendit tënd është një detyrim për ata që e quajnë veten skraparas. Bashkim Koçi i njeh. Ai tashmë na njeh edhe ne lexuesve me to.

Viktor Bakillari

Nëntor, 2019

Jeta nuk vlerësohet për nga gjatësia, por nga veprat saj

 Urtësia dhe virtyti e Asllan Musait

 

Nëse do të më duhej të hidhja në letër jetshkrimin e mikut tim të viteve të shkuara, të të paharruarit Asllan Musai, sigurisht që ai nuk do të “gjendej” kurrkund po të mungonte

ajo çka e veçonte nga të tjerët: urtësia dhe shpirti i bukur. Gjithkush del nga jeta ashtu siç

ka hyrë, thotë i mençmi popull. E tillë ka qenë ajo edhe për të mirin Asllan, i cili, si një skraparli “njëzetekatër karatësh”, diti të mbetej nga fillimi e deri në mbarim të jetës, i njëjti

brumë, pa asnjë cen në shpirtin dhe ndërgjegjen e tij. Të gjithë ata që e kanë njohur

dhe e kujtojnë, shumëkush që e mban mend “portretin” e Asllan Musait, i bashkon vlerësimi se ishte “njeriu pa egjër”, personi ku treteshin në një: dashuria për jetën dhe pathyeshmëria

për të bërë detyrën. Dhe ky “portret” nuk shfaqej për të qënë i tillë brenda kuadratit të interesave vetjake, për të mbetur me të gjithë “qejf pa prishur e punë pa bitisur”, por personi që ka

marë përsipër të gjejë “fundin” e mirësisë e të sakrificës që ka për objekt jetën e njerëzve. Nuk ka asnjë tepëri, nuk ka as më të voglën shtesë, nëse themi që ky njeri, me qëndrimet që

mbante e me punët që kryente e “thoshte” orë e çast: “Unë nuk jetoj për të mbetur i vetëm. Jeta ime është edhe e juaja”. Jeta më e gjatë nuk është gjithmonë më e mira. Mund

të jetosh pak, por për çfarë ke bërë, për çka ke kryer në ato vite jete, mbetesh i paharruar për veten dhe për njerëzinë. Një ndër këta simbole, që për hir të së vërtetës pak kush ka fatin të

cilësohet si i tillë, është dhe mbetet edhe Asllan Musai. Ai kudo ku punoi e jetoi, në “rrogoz” apo karrigen e lartë të shtetarit, mbeti ai që ish në të vërtetë; njeriu që pozicioni i ‘të madhit”,

i “të rëndësishmit”, i atij që vinte në emër të të fuqiplotit, i shkaktonte ndjenjën e përzierjes. “Kurrë mos beso, mbaj mend të më thoshte pas një ballafaqimi që bëri (për shkak të detyrës

që mbante në një instiucion të lartë partiak të kohës), midis dy përsonave nga të cilët, tek njëri nga ata kuptoi se ishte i lig,-se një njeri që kapet pas fitimeve materiale është i lumtur.”

Asllani, për aq sa jetoi, e kërkoi lumturinë e tij dhe të familjes, duke mos u bërë kurrë skllav i së keqes. Motoja e këtij njeriu të mirë, në të gjithë qënjen e tij, ish: Një shpirt i keq e bën

gjithçka të keqe, edhe atë që dukej e mirë. Jeta nuk vlerësohet për nga gjatësia, por nga përdorimi

i saj. Mund të ndodhë që të rrosh shumë, por të jetosh pak. Asllan Musai i përket atij grupi njerëzish që rrojtën pak, por jetuan shumë. Sepse kështu e gatitën radhën e punëve. Të

parat i bënë të parat dhe të fundit i përfunduan në kohën e duhur. Në këtë kuptim ai nuk “bëri gjumë” për të lënë ndonjë gjë përgjysmë. Madje, ai zëmërohej keqas me ata që e kalonin

kohën kot, me ata që e “vrisnin” jetën mejhaneve e që me mendjelehtësi mendonin se bënin diçka. Virtyti, mirësia, gjithçka e çmuar tek njeriu nuk mund të blihet. As nuk mund të shitet. Ato fitohen. Asllan Musai, për të cilin po hedh me dashuri këto radhë, nuk qe kurrë i pasur, nuk tentoi kurrë të bëntë “të kamurin”, por mbeti i veshur me “gurë xhevahiri” kokë e këmbë, për nga urtësia e dashuria për njerëzit. Dhe këtë “madem” të rrallë nuk tentoi t’ia përvetësonte kush. E mbajti për vete në këtë jetë e në atë jetë. Sigurisht, njerëzit kujtohen, sipas rastit, për të mirë e

për të keq. Asllan Musai në vite, kurdo e kudoqoftë, mbetet një emër i përmasave që bartin vetëm pafundësinë e mirësisë. Nëse do të mundja të shkruaja dy rreshta mbi varrin ku ai

prehet, ata do të ishin: “Këtu prehet Urtësia dhe shpirti i bukur : Asllan Musai!”