“Liri pa Shpresë, Shpresë pa liri?!” 

691
Sigal

Nga Elpiola Lluka

Të duash do të thotë të mundesh,

të mundesh do të thotë të duash…

Pas ndienjash, i etur lëkundesh;

çiltërsinë prej egos do shuash.

 

Të flasësh do të thotë mendim,

të mendosh gjen veç predikim…

Vartës i realitetit në iluzion;

Iluzionist i vërtetësisë që vonon…

 

Të shpresosh përherë quhesh i lirë,

Liria humbet gjithmonë në shpresë…

Vetëbesimi i heshtur në dëshirë,

premtimi eremit, jepet pa besë!

 

Të jetosh përtej ekzistencës,

kur gjithçka pajete frymon…

Injoranca i tejkalohet shkencës,

piedestalit ringjallet pa fron!