Kryqëzori Aurora,
kopace druri,
mbi endrrat
e perendimit rri.
Thonë se marinarët
janë në Smolni
përsëri!
Në pritje nesër,
në fletët
e lajmeve bajate,
me qiellin
panjollë të paqes,
prostitute
arnuar.
Ushtarët
marshutat
e luftës,
kanë rifilluar.
Maershallet,
mbi harta
shtetet,
me pineska
si vemje
i gozhdoin.
Alarmet atomike
Horizontet
e Evropës
përdhunonin.
Në natën
Centaur,
qytetet bien,
si trungje
të prerë,
për të lënë fëmijët
të marrin frymë…
Si vetë-dashuria,
në sytë e mi,
që është
përjashtuar,
nga zotërit
e heshtur
të vdekjes…
Mëshirë,
nuk ka…
kur bosët
duart fërkonin,
në bursat
e Neë yorkut,
Londrës
dhe Tokjos,
një krisht
i kryqëzuar
jam tani…





















