Klith Atdheu sa tund malet,
lodhur e vrerosur,
e gjithë klasa politike,
rëndë e ka plagosur.
Klith Atdheu ynë i dashur,
që kurrë s’është përulur,
e gjithë klasa klasa politike,
dhëmbët i ka ngulur.
Klith Atdheu sa gjëmojnë
qiej edhe dete,
pse kaq gjak i derdhur kot,
pse kaq shumë urrejtje?!
Pse kështu me buzë të plasur
ne si shqiptar?
Pse hidhet kaq baltë mbi shpresën,
pse kaq të përçarë?!
Klith Atdheu dhe kjo klithmë
ngjan si zë perëndish,
që plejada e rilindjes
të ngrihet sërish.
Të ngrihen bijtë e rilindjes,
siç bënë atë mot,
si ata e askush tjetër,
t’i dalë vendit zot.
Dhe nga thirrja e Atdheut,
me një frymë e zë,
brofin shenjtët e rilindjes,
brofin një nga një.
Brofin hop të gjithë në këmbë,
porsi copra malesh,
sepse kur thërretAtdheu,
mund dhe të ringjallesh.
Ngrihen të ndriçojnë rrugën
si yll i mëngjesit,
sikur dalin nga legjendat
si shpatat prej brezit..
Ja Avdyli me flamur,
pas e lë trishtimin!
Niset prap për në Prizren,
të jap kushtrimin.
Prap rrëmben penën Naimi,
flakadan e zjarr,
« Ti Shqipëri më jep nder,
më jep emrin shqiptar »
Gdhend e gdhend poeti kombit
vargje si flori,
të shpërndajë dritë diturie
nëpër Shqipëri…
Brofin burrat që Atdheut
kurrë s’i kthejnë kurrizin!
Në varr Ismail Qemalit,
eshtrat i lëvizin.
Sërish Isa Boletini,
si një mal me borë,
shalon retë siç shalon kalin,
të shkojë shpejt në Vlorë.
Që nga Shkodra Pashko Vasa,
ndez pishtar lirie.
Andon Zako nis së largu,
frymë shenjtërie…
Gjithë rilindasit në rradhë,
brofin një nga një.
Ngrihen që t’i japin vendit,
dhe s’duan asgjë.
Ngrihen burrat e nderuar,
sytë lagur me lot,
sepse në kohën e sotme,
s’ka më patriot.
Ngrihen burrat që bënë kombin,
hijerëndë me mjekër,
se Atdheu ka nevojë,
për rilindje tjetër,
Duke marrë shkas nga nje debat aspak miqësor, me një zonjë në fb dhe nga dy mesazhe fyese dhe kërcënuese me emra anonimë në mesenxher, dua të sqaroj se:
Mesazhe të tilla denigruese, sa herë që unë shkruaj vargje për politikën, nuk janë as të parat dhe besoj as të fundit.
Një pjesë të këtyre «trimave » i njoh, një pjesë jo. Pjesa e njohur janë ata që ndërrojnë parti sa herë ndërrohet pushteti, që nuk kanë as një gram moral
dhe dinjitet. I di me emra e me mbiemra. Sot janë të punësuar të Arben Ahmetit, ndërsa dje të punësuarit e Genc Rulit. Janë hajdut të vegjël, por më e keqja është se janë edhe njerëz të vegjël. Disa prej tyre i kam pasur miq, por kur panë se po iu kritikoja shefat, më fshinë nga fb dhe nisën sulmet me emra anonimë në mesenxher.
Kur të kem pak kohë do t’u tregoj sa u vlen lëkura.
Ndërkaq dua t’u bëj të qartë se ndryshe nga ata dhe nga lehjet e tyre për mua nëpër kafene, nuk i kam ndryshuar dhe nuk i ndryshoj kurrë bindjet e mija.
Por nuk jam as naiv sa të mos dalloj se nuk bëhet fjalë për bindje dhe ideale, por për luftë interesash dhe për përfitime.
Çdo njera parti është më e keqe se tjetra.
Asnjë parti nuk ka ideale. Partitë i kanë dênuar me vdekje idealet.
Ndërsa shumë njerëz shkojnë pas partive vetëm për interesa.
Gjithsesi dua t’i siguroj lehësat e mij, se, ndryshe nga çfarë më këshillojnë ata, do të vazhdoj të shkruaj pa m’u dridhur qerpiku i syrit, ashtu si di dhe si mendoj unë edhe pse e di mirë që nuk mund të ndryshoj dot realitetin.
Dhe meqënëse kam probleme me shëndetin, po e mbyll këtu-