Ismail Xhaferi: Arben Ahmeti dje dhe sot

62
Sigal

10 janar 2021

Arben prishe pasurinë!

Ç‘ishte gjithë ky faj?!

Shkove tek Nustreti vete,

brenda në Dubai.

Cili je ti more trim-

pyeti Nustreti!?

-Jam Abdyl Frashëri i ri,

jam Arben Ahmeti.

Jam Arbeni o Nustret,

po të jap sqarime…

Deri ne Dubai kam ardhur,

veç me rrogën time.

Kemi ardhur në Dubai,

me shume mundim.

Natë e ditë për Shqipërinë,

dhe s‘duam shpërblim.

U treta për këtë popull

sa më vjen të qaj.

Jam rilindas shqiptar,

por mjekër nuk mbaj.

Kemi ardhur në Dubai,

për punë të mëdha,

Sot ne nuk na duhet mjekër,

por thes për para.

Kemi ardhur dhe për fonde,

ç‘të mundim të mbledhim.

Ca t’i investojmë diku,

shumicën t’i vjedhim.

Në Dubai për Shqipërinë!

Si dhe tjetër herë,

u tretëm për këtë popull,

me mish e me verë.

Natë e ditë për Shqipërinë,

sakrificë e rallë,

1000 euro bifteku,

sa mbajmë frymën gjallë.

Arben prishe pasurinë!

U dhe dermën lekëve.

U trete për Shqipërinë,

duke ngrënë bifteqe.

Arben prishe pasurinë,

ç’tretin ato barqe!

Sa harxhoje ti një ditë,

i harxhojnë pesë lagje.

Pjesa e dytë

Shkruar në 12 korrik 2023

-Cili je ti more trim,

as i gjallë e as i vdekur?

-Unë jam tigri i dikurshëm,

që më kanë kthyer në lepur.

-Cili je ti more lepur,

që në fyt të erdhi laku?

-Unë jam Arben Ahmeti

këmba-këmbës më ndjek. SPAKU.

Unë jam Arben Ahmeti,

nuk jam më trimi i parë!

Ika të shpëtoj lëkurën,

dhe milionat me dollarë.

-Cili je ti more lepur,

që turpërove vatanë?

-Unë jam një pulë e lagur,

një nga një pendët më ranë.
.

-Cili je ti more lepur,

që ike nga sytë – këmbët?

-Unë jam Arben Ahmeti

Tigri që i kanë rënë dhëmbët.

Çdo fillim e ka një fund,

prandaj o Arben zengjini,

nga ata që flenë pa bukë,

Pas ju ndjek gjithmonë mallkimi…