Suplementi Pena Shqiptare/ Vepror Hasani: Dashuritë e mëdha s’vdesin kurrë, bëhen dritë

354
Sigal

Nuk e di se ç’paskam sot,
Rend si era nëpër pllaja,
Bëj ta gjej e s’e gjej dot,
Ç’mund të jetë, ma thua Ana?

Herë më shfaqesh krejt pa pritur,
Buzëqesh dhe ikën prapë,
Më lë djegur e zhuritur,
Ma ndez shpirtin, digjem flak,

S’po gjej prehje asgjëkund,
As në ëndrra, as në përralla,
Digjem, tretem, bëhem shkrumb,
Ç’mund të jetë, ma thua Ana?

Ta ndjej hapin ku ti ecën,
Edhe rruga lumturohet,
Po unë s’kam ç’e dua jetën,
Kur nga syri yt s’vështrohem.

Të paqetë më lë ngaherë,
Si një shkëmb që e rreh vala,
Bëj ta gjej e s’e gjej dot,
Vall ç’po ndodh me mua Ana?

Po shpjegimin ma jep era
Vjen në vesh më pëshpërit,
Dashuritë e mëdha,
S’vdesin kurrë, bëhen dritë