Një mbrëmje e paharruar në shëtitoren Durrës për promovimin e romanit ‘SHTËPIA E VERDHË’.
Interesimi i lartë për librin, analizat profesionale të studiuesit dhe shkrimtarit Behar Gjoka , të poetit dhe studiuesit Agim L Bajrami, fjalët domethënëse të ish presidentit Bamir Topi, zgjuan interesin e të pranishmëve për librin e ri, shprehur kjo më pas, në një radhë befasuese për autografët. Mesazhet e botuesit Bujar Hudhri përtej një libri, u shoqëruan me vlerësimin e tij nga kryetari i shoqatës Durrësi Autokton Abdullah Deliallisi me certifikatë mirënjohjeje për kontributet e ONUFRI nē botimin dhe promovimin e letërsisë shqipe.
Ekspozita fotografike nga Gëzim Domi risolli pamjet e eksodit të vitit 1999 dhe mikpritjen durrsake. Piktorët Tafil Peci Boletini, Gani Sadiku, Shyqri Çeliku erdhën posaçërisht nga Mitrovica me punimet e tyre me një ekspozitë me temën e historisë dramatike që zë vend edhe në libër. Tablloja e shëtitores u plotësua me krijimet e skulptorit te mirënjohur Idriz Balani dhe të të rinjve të qendrës -Durrësi Aktiv-. Interpretimet e studios së baletit Arian Plaku , të artistëve të mrrekullueshëm Olta Juba, Violeta Beshiri, Alesio Hysenaj i dhanë ngjyra feste manifestimit letrar, festë që u realizua më së miri me përkujdesje nga Bashkia Durrës.
Nuk ka kënaqësi më të madhe për një autor, sesa kur festa e botimit të librit kthehet në një festë të miqve, lexuesve, të njohur e të panjohur, festë të të gjithëve.