ZYRTARE/ Strakosha me ekip të ri, portieri shqiptar firmos në Premier League

213
Sigal

Thomas Strakosha i jep drejtim të ardhmes. Portieri shqiptar është zyrtarisht pjesë e Brentford në Premier League.

Ai ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin për të paktën katër sezone.

Strakosha është gati për një përvojë të re, pas asaj aventure të gjatë në radhët e Lazios.

“Jam i kënaqur. Ai ka qenë numri një te Lazio për një kohë të gjatë, gjë që është shumë mbresëlënëse. Ka luajtur në Serie A dhe garat evropiane dhe do ta sjellë atë përvojë me vete” – tha trajneri Thomas Frank.