Miralem Pjanic bën “gati valixhet”, Chelsea futet në tratativa me bardhezinjtë

285
Sigal

E ardhmja e Miralem Pjanic tek Juventus duket e vendosur. Pavarësisht një finale sezoni ende e gjitha për tu luajtur me bardhezinjtë, boshnjaku konsiderohet tashmë një nga elementët që do të lërë skuadrën torineze.

Për Miralem, admiruesit nuk mungojnë. Prej javësh në gjurmët e tij është Barcelona, por mes klubeve të interesuar janë gjithashtu edhe emra të tjerë të rëndësishëm. Chelsea sipas Daily Mail, në ditët e fundit ka avancuar duke prezantuar një ofertë për lojtarin.

Për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera mbi tentativën e Bluve të Londrës, por ndjesia është se bëhet fjalë për një alternativë shumë interesante për Pjanic. Për momentin, tratativa me Barcelonën duket në fazë pritje e klubi anglez kërkon të ndërhyjë, duke vënë në lojë edhe Jorginhon.

Barcelona në krahun tjetër mund të sakrifikojë Arthur për të marrë boshnjakun. Nuk duhet harruar as ndonjë surprizë nga PSG, pasi Leonardo njihet si admiruesit i mesfushorit.