Zyrtarizohet transferimi i parë i Realit

500
“Marca” njofton se klubi madrilien ka arritur marrëveshje me Flamengon, për transferimin e Vinicius Junior.

Ai do t’i bashkohet ekipit të Realit më 12 korrik të vitit 2019.

Mirëpo, Vinicius mund t’i bashkohet Realit në vitin 2018, nëse të dy klubet dakordohen për një gjë të tillë. Reali ka paguar 30 milionë euro, që ishte klauzola për lirimin e futbollistit.

Për të ishin të interesuara edhe Barcelona, Manchester City dhe PSG. Besohet shum tek ky lojtar pasi është vetëm 16 vjeç ku esht shpallur kampion bote me Brazil U17 ku në 22 paraqitje me kombëtaren braziljane ka shënuar 19 gola jo pak për një sulmues kaq të ri.
Sigal