Zidan injoron mesfushorin e talentuar të Realit, e zëvendëson me….

Mesfushori i Realit Isko vazhdon të injorohet nga tekniku i tij Zinedin Zidan. Teksa po luhet sfida Real Madrid-Getafe, trajneri francez nuk i ka dhënë shans 28-vjeçarit të luajë si titullar duke preferuar lojtarin e panjohur të akademisë madrilene Marvin Park. Vendimi i Zidan ka shkaktuar habi në Spanjë duke patur parasysh cilësitë e Iskos.

Prej kohësh, përflitet se Isko do të largohet nga Reali pas dy viteve të fundit mjaft të vështira në Madrid me teknikun Zidan. Madje, futbollisti i Spanjës është kapur nga mediat duke shprehur pakënaqësinë ndaj Zidanit për mosaktivizimin në “El Klasikon” e parë të këtij sezoni dhe momenti i dytë ishte kur ekipi u eliminua nga Kupa e Mbretit prej ALkojanos. Isko dhe mbrojtësi Marselo u kapën nga kamerat duke qeshur.

Sigal