Skënder Brataj e pranon: Virusi i ri ka ardhur në Shqipëri

243
Sigal

Edhe pse institucionet nuk e pranojnë 100% se varianti i ri i Covid-19 ka hyrë në Shwipëri, është kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj që e konfirmon.

Ai e konsideroi kritike situatën pasi janë rritur të gjithë treguesit, si rritja e infeksioneve shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

“Çasti ku jemi është kritik, janë rritur gjithë indikatorët e infeksioneve, të të sëmurëve, të humbjeve të jetëve dhe të shtrimit në spital. Pushimet ishin grumbullimet ulja e temperaturave qëndrimi brenda. Kohëzgjatja ishte mbi 10 ditë. Mendoj që varianti i ri ka ardhur pasi ka një shpeshtim të shpejtë të rasteve si Anglia e vende të tjera. Unë mendoj që virusi është prezent në vendin tonë, pavarësisht përgjigjes zyrtare”. – shprehet Brataj.