Zgjedhjet në Federatën e Peshëngritjes më 26 dhjetor, zbulohen kandidaturat

408
Sigal

Asambleja Zgjedhore e Jashtëzakonshme për strukturat e reja drejtuese të këtij sporti do të zhvillohet më 26 dhjetor, pas pak më shumë se dy javësh, në ambientet e Parkut Olimpik.

Janë zbuluar edhe kandidaturat si për president ashtu edhe për këshillin drejtues. Është pranuar si kandidat për president edhe Elez Gjoza, i cili e ka mbajtur edhe më parë këtë detyrë.

Gjoza u përjashtua pak kohë më parë nga gara, çka solli edhe fërkime fizike mes palëve në proces dhe shtyrjen e zgjedhjeve. Përveç Gjozës, posti e lartë të presidentit e synojnë edhe Eglantina Çuni, everest Troka dhe Flamur Isufi.