Do largohet në fund të sezonit, mbrojtësi i Bajernit pranë kalimit te Dortmundi

217
Sigal

Zherom Boateng ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga Bajerni i Mynihut, teksa do të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër.

Interesimet për mbrojtësin e Gjermanisë nuk mungojnë, teksa interes të veçantë kanë shfaqur rivalët e Borusia Dortmund. Këta të fundit e ndjekin me vëmendje situatën e futbollistin dhe po përpiqen ta bindin për të luajtur me verdhezinjtë në sezonin tjetër.

Boateng nuk do të ishte lojtari i vetëm që luan me fanellën e Bajernit dhe të Dortmundit në karrierë, pasi para tij e kanë bërë edhe disa lojtarë të tjerë, si Gëtce, apo edhe Humels.