Zërat për largimin e Cristiano Ronaldo-s, flet presidenti i Real Madrid

442
“Ronaldo është një lojtar i Realit të Madridit dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Nuk ka pasur asnjë ofertë nga askush”, këto janë fjalët e Presidentit Florentino Perez, pasi çështja Cristiano Ronaldo ka marrë qendrën e vëmendjes në këto ditë të para të merkatos verore, shkruan MARCA. 

Mediat e ndryshme ndërkombëtare nga ato portugeze, tek spanjollet e deri në Angli shkruajnë se 4 herë fituesi i Topit të Artë ka kërkuar largimin nga Reali i Madridit. Megjithatë për ti hedhur ujë zjarrit ka menduar presidenti “Los blancos” Florentino Perez.

“Nuk kam folur me Cristianon, sepse nuk dua të ndërhyj tashmë që ai është me skuadrën përfaqësuese, pra nuk dua ta shpërqëndroj, megjithatë ju them se Ronaldo është një lojtar i Realit të Madridit dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Nuk ka pasur asnjë ofertë nga askush “– theksoi Perez
Drejtuesi kryesor i klubit madrilen nuk la pa prekur edhe objektivat e mundshëm të merkatos , si Mbappe e Donnaruma.
Sigal