LSI kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Të analizohet veprimtaria antiligjore e Ramës

484
Pas padisë në Prokurori për kryeministrin Edi Rama, referuar deklaratave të tij për Policinë e Shtetit, Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
LSI i cilëson veprime antiligjore thirrjet e kryeministrit, aleat i koalicionit bashkëqeverisës me këtë forcë dhe thotë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të analizojë këto veprime.

“Nisur nga deklarata e papërgjegjshme e Kryeministrit, e vlerëson të nevojshme që Presidenti i Republikës të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të analizuar veprimtarinë antiligjore të Kryeministrit të vendit. Shprehim gatishmërinë dhe vendosmërinë e saj për zbatimin e ligjit”, deklaron zyrtarisht LSI.

Mes PS-LSI ditët e fundit ka pasur akuza të forta, ku palët janë përpjekur të fajësojnë njëra-tjetrën për çfarë nuk ka shkuar mirë në qeverisje por gjithçka dukej në kuadrin e fushatës elektorale, por pas padisë së sotme të LSI-së duket se situata është nxehur. Ndërkohë pritet edhe përgjigjja e kryeministrit Edi Rama.
Sigal