Ylli Shehu: Dje nuk kishte surpriza, sot fitorja i bën punë Partizanit

572
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” ish-futbollisti i Partizanit dhe i Kombëtares, 
Dje u luajtën katër ndeshje të javës së 33-të të Superiores, ishte favor për Partizanin që do të luajë sot?
Kalendari është kalendar, dhe dje është respektuar nga të gjitha skuadrat që luajtën. Mbi të gjitha, do të veçoja Kukësin si kundërshtar i Partizanit, i cili me fitoren minimale 1-0 me Flamurtarin, bëri detyrën. Edhe në ndeshjet e tjera nuk pati ndonjë surprizë, pa nënvleftësuar barazimin 2-2 në Shkodër mes Vllaznisë e Luftëtarit, ndërkohë që Tirana ka marrë një fitore të “artë” do të thosha për të mos rrezikuar mbijetesën.

Cila është situata te Partizani, kur për të kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në mbyllje të Kampionatit?
Nëse e shohim Partizanin nga starti i Kampionatit e deri në javën e 32-të, kurba e tij është në rritje, që për mua ka një paraqitje pozitive, përpos një apo dy ndeshjeve që nuk ka qenë në ditën më të mirë. Ndaj i duhet që sot të fitojë ndeshjen me Laçin, sepse vetëm fitorja e mban atë në garën për Titullin Kampion.

Këto ditë është përfolur se, persona të veçantë kanë tentuar të blejnë disa futbollistë të Partizanit para ndeshjen me Kukësin. Ju si e komentoni këtë rast?
Nuk jam në dijeni të këtij rasti, por nëse ka ndodhur, drejtësia sportive duhet të bëjë detyrën. Nuk është moment për të qëndruar në heshtje e larg tij, sepse kemi të bëjmë me një trukim (sipas jush) në një ndeshje delikate të Kategorisë Superiore.

Në periudhën kur ju luajtët me Partizanin, jeni ndeshur me të tilla forma trukimi?
Në periudhën kur unë luajta futboll këtu në Shqipëri, asnjëherë nuk kam parë e dëgjuar raste të tilla. Ne atëherë kemi luajtur drejt dhe pa tolerime, pasi atëherë ishte futboll i pastër sa i përket fenomenit të trukimit të ndeshjeve. Prandaj në nostalgjinë e tifozëve, futbolli në kohën tonë quhej më i pastër e më natyrore, më bio.

Po ndaj Partizanit, e kishit menduar se do të guxohej të blihej një ndeshje në dëm të tij?
Asnjëherë nuk kemi pasur të tilla raste, madje as që nuk i mendonim. Pasi të zbardhet juridikisht ky rast, besoj se do të mësojmë më shumë për gjithçka rreth tij.

Nisur nga rezultati i djeshëm i ndeshjes Kukësi-Flamurtari 1-0, e mendoni se, për Partizanin sot do të jetë një ndeshje delikate me Laçin?
Partizani duhet duhet të djersitë shumë në ndeshjen me Laçin, ndryshe nuk është pjesë e Titullit Kampion. Natyrisht që vetëm fitorja e mban në rivalitet, sepse Kukësi është para tij edhe me golavarazh. Vetëm fitorja i bën punë Partizanit.

E mendoni se, Partizani e ka mundësinë që të parakalojë rivalët në renditje gjatë këtyre javëve të mbetura?
Nëse i referohemi kalendarit, ai duket se e favorizon Kukësin, ndërsa unë mendoj se çdo gjë do të mbetet e hapur në tre javët e mbetura. Sepse mund të ketë edhe ndonjë surprizë, pas të cilave do të dalin se cila skuadër do të përfitojë prej tyre. Gjithsesi, kalendari duket se do të na mbajë në tension deri në javën e 36-të, pasi të përfundojnë dy ndeshje: Luftëtari-Kukësi dhe Skënderbeu-Partizani.

Po në fundin e renditjes, mund të themi se gjithçka duket e komplikuar për dy-tre skuadra?
Varet se si do të shkojë situata e tyre në javët në vazhdim, por sipas kalendarit, Laçi duket më afër rënies. Edhe Tirana është larguar nga zona e ftohtë pas fitores së djeshme, e duke qenë se Flamurtari e pret Laçin në Vlorë, parashikimi në këtë ide të çon.

Për skuadrat që renditen në mesin e tabelës, ekziston mendimi se mund të tolerojnë në ndeshjet e mbetura, në interes apo në dëm të skuadrave të veçanta?
Përsëri po e rilexoj kalendarin, pasi skuadrat e mesit të renditjes kanë kanë probleme me njëra-tjetrën, sepse me më të fortat kanë mbaruar punë. Ndoshta ky është edhe një moment i mirë për futbollin, sepse nuk do të ketë aludime apo mundësi për aleanca.

Në javën e 36-të, ku e mendoni Partizanin?
Do të uroja që të jetë ai Kampioni i këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Me gjithçka që ka dhënë, besoj se e meriton.
Nëse e shohim Partizanin nga starti i Kampionatit e deri në javën e 32-të, kurba e tij është në rritje, që për mua ka një paraqitje pozitive, përpos një apo dy ndeshjeve që nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë. Ndaj i duhet që sot të fitojë ndeshjen me Laçin, sepse vetëm fitorja e mban atë në garën për Titullin Kampion
Ndeshjet-Java e 33-të
Dje, 10 maj 2017
Kukësi- Flamurtari 1-0
Vllaznia-Luftëtari 2-2 
Tirana-Korabi 2-0
Teuta-Skënderbeu 
Sot, 11 maj 2017
Partizani-Laçi 18:30
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kukësi 33 69
2.Partizani 32 66
3.Skënderbeu 33 65
4.Luftëtari 33 40
5.Vllaznia 33 39
6.Teuta 33 36 
7.Flamurtari 33 35
8.Tirana 33 35
9.Laçi 32 32
10.Korabi 33 13
KUKËSI-FLAMURTARI 1-0
Shënues: Pejiç 33’
Kukësi merr tri pikë, Pejiç gjen 33-shin
Në javën e 33-të, sulmuesi kroat i Kukësit, Pero Pejiç, ka shënuar gol në minutën e 33-të të ndeshjes kundër Flamurtarit. Pas një goditje dënimi, shënjestra e tij nuk gaboi, duke shënuar golin e tri pikëve, gol i cili e mban ende në kreun e renditjes skuadrën e Kukësit, si do që të dalë sot Partizani në ndeshjen me Laçin. Skuadra vlonjate tregoi se nuk e kishte nënvleftësuar takimin, nisur nga pozita kryesuese e kundërshtarit, çka e tregojnë edhe gjashtë kartonët e verdhë që morën futbollistët e tij. Gjithsesi, edhe kronika e ndeshjes nuk flet për më shumë se ky rezultat.
TIRANA-KORABI 2-0
Shënues: Edeh 48’, Taku 56’
Pas pesë muajve “agjerim”, bardheblutë gjejnë fitoren
Më në fund erdhi tri pikshi për Tiranën, e cila me fitoren e pastër 2-0 ndaj Korabit, e ka bërë detyrën. Ndoshta fitorja u duke e largët për bardheblutë, pasi rezultati i bardhë 0-0 në pjesën e parë të krijonte idenë se vuajtjet do vazhdonin. Por, me fillim e pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Ede e kaloi Tiranën ne avantazh, duke u dhënë besimin se goli tashmë nuk ishte “tabu”. Dhe vetëm 8 minuta më vonë, Taku realizon një gol mjaft të bukur nga distanca duke dyfishuar rezultatin, ndërkohë që dibranët vuajtën kartonët e kuq të Jubanit e Mëziut, për të mos shkuar më shumë se kaq.
VLLAZNIA-LUFTËTARI 2-2
Shënues: Bakaj (p) 34’, Shtunina 90+3’/ Bojom 44’, Rexhinaldo 50’
Barazimi mban gjallë Evropën për shkodranët
Goli i Elis Bakjat, pas një penalltie të diskutueshme në minutën e 34-ët të sfidës së Vllaznisë me Luftëtarin, ndoshta e krijoi idenë se shkodranët do të arrinin fitoren, e njëherësh vendin e katërt në renditje. Por loja tregoi të kundërtën, pasi dy golat e Bojom dhe Rexhinaldos, i dhanë avantazhin Luftëtarit, i cili me mënyrën se si po e menaxhonte takimin, dukej se po përgatitej të mbyllte ndeshjen me fitore. Goli i kapitenit Shtubina në minutat shtesë të ndeshjes, i ka siguruar të paktën një pikë Vllaznisë, e cila edhe kështu, dukej e dorëzuar përballë Luftëtarit në luftën për vendin e katërt.

TEUTA-SKËNDERBEU
Shënues: Xhejms 10’
NDRYSHIMI I KALENDARIT
Ndeshjet-Java e 34-ët
E hënë, 15 maj 2017
Luftëtari-Teuta 16:00
Laçi-Vllaznia 16:00
Korabi-Kukësi 16:00
(Luhet në “Elbasan Arena”)
Skënderbeu-Tirana 19:00
Flamurtari-Partizani 19:00
Ndeshjet e tjera
Java e 35-të/ Datë 20.05.2017
Tirana-Luftëtari 17:00
Flamurtari-Laçi 17:00
Partizani-Korabi 17:00
Teuta-Vllaznia 17:00
Kukësi-Skënderbeu 17:00
Java e 36-të/ Datë 27.05.2017
Vllaznia-Tirana 17:00
Korabi-Flamurtari 17:00
Luftëtari-Kukësi 17:00
Laçi-Teuta 17:00
Skënderbeu-Partizani 17:00
Sigal