Ylli i Real Madrid, Gareth Bale martohet në fshehtësi

511
Sigal

Gareth Bale është martuar fshehurazi me dashurinë e tij të fëmijërisë.

Ylli i Real Madrid u martua me Emma Rhys-Jones në prani të 60 familjarëve dhe miqve të tyre.

29-vjeçari i dha fund beqarisë në një hotel me 5 yje në Majorca. Për të siguruar që çdo gjë të shkonte mirë futbollisti punësoi ish agjentë të SAS. Mendohet se siguria maksimale ishte e lidhur me gjakmarrjen ku është përfshirë familja e 27-vjeçares.

Babai i Emmas dhe gjyshërit e saj John e Eva McMurray, nuk u ftuan në dasmë.

“Nuk mund ta besoj atë çfarë bënë. Ne e dinim që dasma do zhvillohej dhe prisnim një ftesë. Isha si babai i saj kur ai ndodhej në burg,”-tha John.

Çifti fillimisht kishte planifikuar të martohej në një kështjellë italiane me Beyonce si këngëtaren e tyre të dasmës.

Por u detyruan të ndryshonin planet për shkak të problemeve familjare të Emmas.

Babai dhe anëtarë të tjerë të familjes së saj janë përfshirë në zhdukjen e një valixheje me 750.000 euro që ishin para droge.

Një çantë me para të gatshme, kokainë dhe ora u zhdukën nga shtëpia e gjyshërve të saj të moshuar në vitin 2017.

Makinat që u përkisnin hallave të Emës u dogjën gjithashtu në Flint.

Dhe ndaj çifti vendosi të bënte martesën në ishullin Tagomago, ku Bale i propozoi 27-vjeçares dy vite më parë.

Ata morën masat paraprake me ish agjentët për shkak të një konflikti mes familjes së nuses për konflikte droge në Cardiff.