‘Wembely’ mitik pret gjysmëfinalen e parë/ Itali – Spanjë, formacionet zyrtare

196
Sigal

Euro 2020 po i afrohet fazës së fundit me një gjysmëfinale midis Italisë dhe Spanjës. Një ndeshje titanësh mes dy kombëtareve të cilët janë kthyer në pretendentë për fitoren e këtij kompeticioni madhor.

Fituesi i kësaj ndeshje, siguron një vend në finale. Në stadiumin e “Wembley-t”, azurrët luajnë me një 4-3-3 me Gianluigi Donnarumma në portë. Giovanni Di Lorenzo, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Emerson Palmieri përbëjnë mbrojtjen. Në mesfushë, gjejmë Nicolo Barella, Jorginho dhe Marco Verratti. Treshja sulmuese përbëhet nga Federico Chiesa, Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.

Nga ana tjetër, Spanja gjithashtu luan me një formacion 4-3-3 me Unai Simon si mburojë e fundit. Aymeric Laporte dhe Eric Garcia e gjejnë veten në qendër të mbrojtjes ndërsa Cesar Azpilicueta dhe Jordi Alba luajnë në krah. I pozicionuar si roje, Sergio Busquets shoqërohet nga Koke dhe Pedri. Në ofensiv, Ferran Torres, Mikel Oyarzabal dhe Dani Olmo janë partnerë.