Vllaznia bën një kryevepër kundër boshnjakëve dhe tani sfidon AEL Limasolin në turin tjetër (VIDEO)

224
Sigal

Mrekulli në Shkodër! Vllaznia bën përmbysjen e madhe ndaj Shiroki Brijeg, duke triumfuar me rezultatin 3-0 në “Loro Boriçi”! Një fitore e merituar e kuqebluve, që i dërgon në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të përballen me qipriotët e AEL Limasolit.

Adili tha që mrekullia është mes nesh dhe do t’i kalojmë boshnjakët edhe nëse marrin sërish arbitrin rus që na dëmtoi në ndeshjen e parë…

Dhe shkodranët e mbajtën fjalën. Fituan 3-0 kundër Shiroki Brijeg dhe kalojnë të turin e dytë të Ligës së Konferencës. Magji të tilla i dhuron vetëm Vllaznia, sepse për hir të së vërtetës, humbja 3-1 linte pak shpresa, aq më tepër që edhe trajnerin e tyre, gjeneralin e kësaj skuadre, Tomas Brdariç nuk e kishin në stol, pasi ishte i dënuar nga ndeshja e parë.