KATEGORIA E PARË/ Specialisti i futbollit Vladimir Gjonaj analizon pushimet dhe ndeshjet e javës së 18-të
Agron KAJA

Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë herë pushimet dimërore për futbollin shqiptar nuk shkuan më shumë se dy javë. Dhe pikërisht dje, Kategoria e Parë nisi vitin 2025 me ndeshjet e javës së 18-të me sfidën Kukësi-Pogradeci. Në analizën e tij për këto javë, ish-trajneri i Valbonës, specialist i futbollit Vladimir Gjonaj, u shpreh dje për gazetën “Telegraf se në pjesën e parë të sezonit që u mbyll gjatë vitit 2024, u zhvillua një kampionat i fortë, pavarëësisht oshilacioneve që treguan skuadrat. “Kategoria e Parë e nisi dje gjysmën e dytë të sezonit, dhe do të thoja se në 17 javët që ka luajtur, është zhvilluar një kampionat i fortë, pavarësisht uljeve e ngjitjeve që kanë patur skuadrat. Gjëja më e bukur e këtyre javëve, si një “Hirushe” është Burreli, ndërsa zhgënjimi për mua ishte Lushnja që kishte pritshmëri më të mëdha. Për tre skuadrat e para, them se Vora është më e qëndrueshme, sepse e nisi dhe po vazhdon kampionatin si pretendente, ndërkohë që Flamurtari me Besën kanë gabuar më shumë dhe ja kanë bërë të mundur kryesimin”, kështu e nisi dje bisedën specialisti i futbollit Vladimir Gjonaj, i cili më pas i analizoi skuadrat e tjera duke ju referuar renditjes. “Me atë çka treguar në këto javë, do thoja se Korabi është një zhgënjim në këtë kampionat, pasi po tregon një plogështi ndryshe nga sezonet e kaluara. Ndërsa edhe Lushnja mbetet jashtë pritshmërive, ndërsa Kastrioti ka bërë kthesë pozitive. Nga treshja e skuadrave të fundit të renditjes, them se Erzenin e mendoj të rënë në Kategorinë e Dytë, ndërsa skuadrat e tjera që duken për mbijetesë, do jenë Valbona me Kukësin”. Duke qënë se dje java e 18-të nisi me sfidën e parë të saj për këtë vit, Kukësi-Pogradeci, Gjonaj theksoi se do jetë një javë e fortë që ka edhe një kryendeshje. “Padyshim që po ti referohemi kalendarit, ndeshja Burreli-Besa veçohet si kryesfida e kësaj jave, ndërkohë që në çiftet e tjera të gjitha skuadrat do të luftojnë për pikët, pa menduar asnjërën që të jetë favorite. Ndoshta mund të jetë edhe një javë që mund të sjellë surpriza në rezultate. Ndërsa për të thënë se çfarë forme kanë skuadrat pas pushimit zyrtar dyjavor, do duhet të presim edhe këtë javë që të shohim se ku janë skuadrat për këtë pjesë të dytë të sezonit. Mungesa e një lideri në skuadër dhe e një sulmuesi golashënues që ti sjellë skuadrës golin dhe moralin e lartë në përballimin e 90 minutave me efektivitet”, ishte kjo biseda me specialistin e futbollit Vladimir Gjonaj.
LEGJIONARËT
Broja bëhet “çështje” me dëmtimet, largohet me barrelë nga fusha
Armando Broja mund të quhet futbollisti më i pafat i sezonit te skuadra e Evertonit në Premierligën angleze. Në mediat e ndryshme në Angli dhe jo vetëm, ai është konsideruar “çështje” me dëmtimet që po kalon javë pas jave. Pasi u rikuperua në muajin nëntor, u dëmtua në dy raste, ku në të parin iu desh pak kohë rikuperim. Dëmtimi më i afërt ishte ai i ditës së enjte në sfidën e EFL Kup ndaj Peterborou, ku luajti vetëm 21 minuta.Dalja nga fusha me barrel dhe mes lotëve të tij, e shqetësoi trajnerin Lejton Beins (trajner-lojtar emergjence), i cili u shpreh në fundin e ndeshjes se nuk do jetë dëmtim i rëndë, për derisa Broja nuk shkoi menjëherë në drejtim të spitalit. Kjo është një shënjë e mirë për vetë Brojën dhe stafin teknik, që mendon se do ta ketë në dispozicion për sfidën e datës 15 janar, ku Evertoni do presë në fushën e tij Aston Vilën, në javën e 21-të të kampionatit. Dëmtimet e shpeshta të Brojës nuk janë lajm i mirë edhe për Kombëtaren, e cila në muajin mars do të nisë ndeshjet kualifikuese në Grup, për Botërorin 2026.
Myrto Uzuni “ngrin” me Granadën, vjen oferta nga MLS
Kjo javë që po mbyllim, ka patur zhvillime në ritmikën e punëve të Myrto Uzunit, sulmuesit beratas që luan në La Liga 2 të Spanjës me skuadrën e Grandës. Sulmuesi i Kombëtares është bërë çështje në skuadër, për shkak se FC Austin, skuadër futbolli nga MLS në Amerikë është e interesuar për shërbimet e tij. Gjatë javës që po mbyllim, Uzuni ka refuzuar të stërvitet me skuadrën e tij, pasi po kërkon rritje page. Lajmi është bërë i ditur nga Gazeta spanjolle “Marca”, i konfirmuar edhe nga trajneri i Granadas, Fran Eskriba. “Kur u kthyem nga pushimet, ai (Uzuni) erdhi dhe tha se nuk e shihte veten në gjendje të stërvitej, dhe nëse nuk stërvitet, nuk ka rëndësi. Ai vazhdon me atë pozicion që nuk dëshiron të stërvitet me skuadrën, nuk mund të detyroj askënd të stërvitet dhe nëse nuk e bëjnë, nuk e llogaris”. Në postim në Facebook, Uzuni shprehet me konsiderata për skuadrën, duke nënkuptuar se deklarata e trajnerit nuk është e vërtetë. Por këto janë deklarata shumë nënkuptuese në futbollin profesionist. Lajme të reja priten këtë fundjavë.
Kukësi e nis vitin me fitore, ngec Pogradeci
Skuadra e Kukësit e nisi me fitore vitin 2025, madje kjo mund të quhet e dyfishtë edhe për faktin se trajneri Alfred Allamani e kishte debutimin e tij të parë në stolin kuksian. Një dygolësh i shënuar nga Birçajt në pjesën e parë, dhe goli i Sefës në pjesën e dytë, i dhanë tri pikët e vitit Kukësit. Goli i Kasmollarit nuk mjaftoi, ndërkohë për skuadrën pogradecare. Në këtë takim, trajnerët e të dyja skuadrave përfshinë në formacionin bazë nga tre lojtarë debutues.
Sot luhen pesë ndeshjet e tjera të javës së 18-të të Kategorisë së Parë, ndër të cilat veçohet sfida që luhet në Burrel, mes vëndasve dhe Besës së Kavajës. Ndërkohë që edhe ndeshja Vora-Kastrioti merr vlerat e një kryendeshje të dytë.
KATEGORIA E PARË
Ndeshjet-Java 18
Dje, datë 10 janar 2025
Kukësi-Pogradeci 3-1
Sot, datë 11 janar 2025
Apolonia-Vlabona 13:30
Flamurtari-Korabi 13:30
Vora-Kastrioti 13:30
Erzeni-Lushnja 13:30
Burreli-Besa 13:30
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Vora 17 41
2.Flamurtari 17 39
3.Besa 17 38
4.Burreli 17 30
5.Kastrioti 17 26
6.Pogradeci 18 23
7.Lushnja 17 21
8.Kukësi 18 20
9.Apolonia 17 19
10.Korabi 17 16
11.Valbona 17 11
12.Erzeni 17 4