VIDEO/ Ronaldo sërish protagonist, Juventus merr tre pikët me Frosinonen

521
Sigal

U luajt takimi përmbyllës i javës së pestë në Serie A, me Frosinonen që priste kampionët në fuqi të Juventusit. Ndeshja filloi me një rast të Ronaldos për gol në minutën e tetë, por portugezi nuk arriti të kalojë Zonjën e Vjetër në epërsi që në fillim të ndeshjes.

Vendasit në vazhdim ishin mjaft mirë të organizuar dhe kështu kampionët aktual të Serie e mbyllën pjesa e parë në shifrat 0-0. Edhe pjesa e dytë filloi me dy shanse për gola Ronaldo, ndërsa goli i tij erdh në minutën e 82-të.Portugezi përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe shënon me të majtën.

Në minutat shtesë për 2-0 sa për statistika shënoi edhe Federico Bernardeschi. Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon me 15 pikë në vendin e parë, kurse Frosinone në vendin e 19-të me vetëm një pikë.