Rey Manaj ‘shënon gol’ në jetën sentimentale, na prezanton me të dashurën e tij

174
Sigal

Futbollisti i njohur shqiptar, Rey Manaj ka ndarë disa foto shumë të veçanta me ndjekësit.

Ai ka postuar në “Instagram” dy foto nga Firenze me të dashurën e tij, por nuk i ka zbuluar emrin. Në njërën prej fotove ata shihen duke u puthur. Ne mesin e komenteve të shumta për çiftit gjendet edhe emri i bukuroshes, ku sipas ndjekësve e dashura e Manajt quhet Cristina.

Nuk dihet ende se kur janë njohur ata por me siguri detajet futbollisti do i zbulojë në vijim.

Manaj ka fituar vendin e titullarit te Spezia dhe është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të këtij ekipi, pasi gëzon mbështetjen e plotë të trajnerit Thiago Motta. Sulmuesi kuqezi luajti 60 minuta të premten në darkë në ndeshjen që Spezia humbi 1-3 ndaj Interit, por Manaj sipas Sofascore ishte lojtari më i mirë në fushë.

Rey është shumë i rëndësishëm për grupin dhe ekipin. Ai nuk e nisi titullar për shkak të një zgjedhjeje taktike, por kontributi i tij është gjithmonë i madh. Që kur ka ardhur ai ka pasur një moment të vështirë sepse ka luajtur pak, pastaj e ka merituar atë që ka bërë dhe ka merituar respektin e bashkëlojtarëve”, deklaroi trajneri i Spezias.