VIDEO/ Partizani fiton duelin për Europën, ‘të kuqtë’ mposhtin Kukësin në transfertë

141
Sigal

Partizani ka marr një fitore të rëndësishme në transfertë. “Të kuqtë” mundën me rezultatin 2-1 Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore.

Kjo ndeshje vendosi shumë përsa i përket garës për Europën, pasi kryeqytetasit u shkëputën me tri pikë nga verilindorët, me të cilët deri një javë më parë ishin me pikë të barabarta.

Dy golat copy-paste për Partizanin u shënuan nga Stenio Zhunior në minutat 26-të dhe 40-të, ndërsa golin e nderit për Kukësin e realizoi Milunovic në minutën e 52-të.