Plagosja me armë për një femër, Gjykata e Vlorës liron efektivin e ‘Delta Force’

102
Sigal

Gjykata e Vlorës ka nxjerrë sot nga qelia efektivin e “Delta Force” Lisien Myrtaj i cili pesë ditë më parë u përfshi në një konflikt me armë në qytetin bregdetar. Ky vendim ka ardhur pas hetimeve të kryera ku është dokumentuar me prova se efektivi i policisë ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Burime nga seanca gjyqësore, kanë konfirmuar se këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur një gëzhojë e plasur dhe disa të tjera të paplasura, që i përkasin pistoletës së të riut tjetër, që është në kërkim e që dyshohet se bëhet fjalë për Juxhino Todi, (me mbiemër të ndërruar) djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliajt, megjithatë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Nga sa raportohet, Myrtaj i është kundërpërgjigur më pas me armën e shërbimin, nga një distancë 5-10 metra me qëllim për ta trembur dhe jo për ta ekzekutuar. Ky përfundim del edhe nga fakti se në karikatorin e armës janë gjetur 8 fishekë, që sipas hetuesve, i ka pasur mundësitë nëse ka pasur si qëllim për ta ekzekutuar.

Gjithashtu mësohet se ka qenë vetë Lisien Myrtaj që ka njoftuar policinë se është përfshirë në një konflikt. Dyshohet se sherri mes palëve ka nisur për një femër. Fillimisht, numri i policisë i ka dalë i zënë, por më pas i ka informuar uniformat blu, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe e gjetën autorin pikërisht aty duke i pritur. Nisur nga këto prova, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ më Lisien Myrtaj.